Policia e Krujës ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun de familjarët e saj. Ky vendim vjen pas vënies së një sasie tritoli në oborrin e shtëpisë së Xhisielës.
Kështu, Policia e Krujës ka marrë një plan masash për sigurinë e familjes Maloku. Rasti i së resë bëri bujë në media, ndërsa është “kryefjala” e partive kryesore në vend.
Partia Demokratike akuzon mazhorancën se e ka kërcënuar Xhisielën, ndërsa PS pretendon se dëshmia e nënkomisar Nuhut është skenar i të djathtës.
Sot, vetë Xhisiela fajësoi Partinë Demokratike për tritolin, si një përpjekje për t’ia “hedhur fajin” Rexhep Rrajës dhe deputetëve socialistë.