I riu Erion Bengo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të së dashurës së tij, 17-vjeçares Briselda Gjikolaj. Ai shkruan: “U prehsh në paqe”, bashkëngjitur fotos së të dashurës.
Vetëm 14 vjeçe, Briseldën e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një person shumë më të madh në moshë, dhe personi në fjalë e kishte marrë nga Mirdita që të jetonte me Briseldën në Durrës.
13 ditë pasi 14-vjeçarja është marrë pa dëshirën e saj nga familja në Mirditë, ajo ka ikur nga i fejuari, teksa ka gjetur strehim tek persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar.