Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

I shiti bankës 242 milion $ një aeroport imagjinar, historia e Emanuel Nvude

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
I shiti bankës 242 milion $ një aeroport imagjinar, historia e Emanuel Nvude

Një nga mashtrimet më të mëdha të gjitha kohërave ka ndodhur midis viteve 1995-1998, kur nigeriani Emanuel Nvude, arriti t’i shiste një aeroport të rremë një banke braziliane. Një mashtrim i tillë, nuk ka gjasa të ketë sukses në botën e sotme, pasi njerëzit janë më të vetëdijshëm për mashtrimet, si rezultat i shtimit të mashtrimeve përmes internetit në të gjithë botën.

Emanuel Nvude organizatori i mashtrimit të madh, kishte punuar më parë si drejtor i Union Bank në Nigeri. Puna i dha qasje në njohuri, dokumentacione dhe lidhje që e bënin atë më të besueshëm kur bëhej fjalë për vënien në zbatim të mashtrimit të tij.

Përvoja e Emmanuel si drejtor banke,nënkuptonte se ai kishte njohuri të bollshme se si të sillej në një mjedis biznesi, dhe me siguri që kishte një vetëbesim të caktuar që ia bënte më të lehtë mashtrimin, e lehtësonte viktimat e tij. Emanuel u shtir si Paul Oguuma, që në atë kohë ishte guvernatori i Bankës Qendrore të Nigerisë.

Bashkëpunëtorët e tij ishin Emanuel Ofolue, Obum Osakve, Nzeribe dhe Ikeçuku Okoli, burrë e grua. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij dhe identitetit të tij të ri, Emanuel ishte në gjendje të lidhej me Nelson Sakaguçin, drejtorin e atëhershëm i bankës braziliane, Banco Noroetse.

Emanuel i propozoi atij idenë për t`a përfshirë bankën braziliane në zhvillimin e ekonomisë nigeriane, duke investuar në ndërtimin e një aeroporti të ri në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja. Emanuel i tha Nelson se nëse marrëveshja do të ishte e suksesshme, ai vetë do të përfitonte 10 milion dollarë si një formë komisioni.

Premtimi i një pagese kaq të majme, mjaftoi për t`a intriguar Nelson dhe ai ra shpejt prej e kurthit. Midis viteve 1995-1998, ai udha mashtruesve 191 milion dollarë kesh dhe 51 milion dollarë të tjera në formën e interesit të papaguar nga Banco Noroetse.

Emanuel dhe grupi i tij gati ia hodhën paq me mashtrimin e tyre. Por, gjërat filluan të zbuloheshin kur banka spanjolle Banco Santander, donte të blinte bankën braziliane në gushtin e vitit 1997. Dhe dihet që përpara blerjes çdo bankë e madhe kryen një shqyrtim të hollësishme të pasqyrave financiare të bankës që do të blejë.

Gjatë asaj periudhe u zhvilluan shumë takime të bordeve të dy bankave, dhe në dhjetor 1997, zyrtarët e lartë nga banka spanjolle pyetën se përse gati gjysma e kapitalit të bankës braziliane ndodhej në një llogari në Ishujt Kajman.

Duke qenë se mospërputhja nuk mund të shpjegohej pasi nuk kishte asnjë aeroport të ri në Abuja, nisën hetimet zyrtare. Hetimet u kryen në Brazil, Nigeri, Zvicër dhe Angli. Në një përpjekje për të siguruar shitjen e bankës së tyre, pronarëve iu desh të paguanin 242 milion dollarët e humbura nga xhepat e tyre.

Pavarësisht kësaj, banka braziliane në fund falimentoi. Edhe pse mashtrimi ndodhi midis viteve 1995-1998, Emanuel dhe bashkëpunëtorët e tij dolën para gjykatës vetëm në vitin 2004. Ata u përballën me mbi 100 akuza për mashtrim dhe ryshfet.

Në fillim u vetë-shpallën si të pafajshëm. Por më pas një nga mashtruesit nuk e përballoi dot presionin dhe rrëfeu gjithçka. Pavarësisht rrëfimit të njërit prej bashkëpunëtorëve të tij të penduar, Emanuel Nvude u përpoq ende që t’i shmangej drejtësisë.

Ai tentoi të korruptonte kreun e gjykatës me 75.000 dollarë. Por ky i fundit e refuzoi ryshfetin, duke sjellë akuza shtesë për Nvude. Për këtë çështje, prokurorët arritën të siguronin dëshminë e Nelson Sekaguçit, njeriun që kreu të gjitha pagesat për aeroportin që nuk ekzistonte.

Pas dëshmisë së tij, Emanuel dhe pjesa tjetër e bashkëpunëtorëve u shpallën fajtorë. Emanuel u dënua me 5 vjet burg dhe u urdhërua t’i paguante 10 milion dollarë gjobë qeverisë. Kjo shumë ishte shumë e vogël për dikë që kishte mashtruar një bankë për një shumë mbi 200 milion dollarë.

Ai mashtrim mbetet një nga mashtrimet më mëdha të shekullit të kaluar. Është e vështirë të kuptohet se si u lejua të ndodhte. Një marrëveshje që përfshin miliona dollarë, zakonisht kërkon orë të tëra investigime dhe verifikime nga avokatë dhe profesionistë të ndryshëm.

Pse banka nuk dërgoi asnjëherë disa njerëz në Abuja për të vëzhguar ndërtimin e aeroportit? Pse kreu i saj nuk bëri më shumë pyetje? Kjo histori ka më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Por, një gjë është e sigurt:ky mashtrim përbën një pjesë integrale të historisë bankare, që do të studiohet nga bankierët për vitet që do vijnë.

Burimi i lajmit: https://medium.com/history-of-yesterday/the-scammer-who-sold-a-242-million-imaginary-airport-to-a-bank-6bcfccdf4c9d

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aeroportEmanuel Nvudemashtrues

TË LIDHURA

Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH
Bota

Turi i Marco Rubios në Europë, Hungaria ndalesa e fundit e sekretarit të DASH

09:05 | 16/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Next Post
Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Rrisim territorin sovran me 10%

Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Rrisim territorin sovran me 10%

‘Shqipëria e Madhe’/ Haradinaj: I dukem i rrezikshëm Vuçiçit? Të njohë Kosovën

'Shqipëria e Madhe'/ Haradinaj: I dukem i rrezikshëm Vuçiçit? Të njohë Kosovën

Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE

Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku, zbulohet data kur do të mblidhet Këshilli i Mandatave
Aktualitet

Imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku, zbulohet data kur do të mblidhet Këshilli i Mandatave

by mirseda
10:26 | 16/02/2026
0

Zbulohet data se kur do të mblidhet këshilli i Mandateve për imunitetin e zv.Kryeministres dhe ministres së...

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha për Ramën: Është i tmerruar, po kërkon mburojë ligjore

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha për Ramën: Është i tmerruar, po kërkon mburojë ligjore

10:20 | 16/02/2026
Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

09:51 | 16/02/2026
“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

“Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen”/ Rama: Ia kam refuzuar unë

09:43 | 16/02/2026
Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

Rama për ndryshimet ligjore: Askush të mos mendojë se ka në dorë gurin dhe arrën për të na goditur!

09:39 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com