E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Rrisim territorin sovran me 10%

Në parlamentin grek ka filluar debati për projektligjin i cili parasheh zgjatjen e kufirit detar në Detin Jon. Miratimi i mundshëm i këtij projektligji mund të nxisë rritjen e tensioneve me Turqinë, pak kohë pasi të dyja vendet janë grindur lidhur me kërkimet e gazit në Mesdheun lindor.

Qeveria greke ka propozuar shtrirjen e kufirit në perëndim të vendit nga gjashtë në 12 milje detare. Kjo do të rrisë territorin sovran të Greqisë me 13,000 kilometra katrorë ose rreth 10 për qind, u tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ligjbërësve në fillim të debatit.

Dendias theksoi se propozimi gjithashtu lejoi qeverinë të shtrijë territorin e saj sovran në zona të tjera detare. Parlamenti pritet të votojë mbi propozimin të mërkurën.

Greqia ka nënshkruar me Italinë një marrëveshje mbi kufijtë detarë që krijojnë një zonë ekonomike ekskluzive në Detin Jon, ndërsa me Shqipërinë ende nuk është rënë dakord për të gjitha detajet e kufirit të tyre detar dhe e kanë referuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...

Pas Çomos, edhe Bino kandidate e PS për deputete? Përgjigjet shefja e ISHP

Kryeministri Edi Rama bëri një lëvizje të papritur, ku dy ditë më parë ftoi drejtoreshën e infektivit, Najada Çomo të bëhet pjesë e politikës,...