Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

I riu me aftësi të kufizuara agjëron, punon dhe ndjek shkollën

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
I riu me aftësi të kufizuara agjëron, punon dhe ndjek shkollën

Sfidat dhe pengesat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme në Shqipëri janë të shumta, por këmbëngulja e tyre për të përballuar jetesën edhe vetë kapërcen shpesh çdo vështirësi. Njëri prej tyre është edhe 34-vjeçari Jetmir Hila, i cili falë këmbënguljes së tij, aktualisht agjëron, punon, por edhe ndjek shkollën.

Hila, i cili ka vështirësi në të folur dhe për të ecur, është njëri prej atyre shembujve që tregon se të kesh aftësi të kufizuara nuk do të thotë se nuk mund të integrohesh në shoqëri, por përkundrazi të bëhesh pjesë e saj në çdo moment e çdo mënyrë.

Ai disa ditë pasi ka lindur në qytetin e Përmetit, ka pësuar probleme shëndetësore nga temperatura e lartë duke mbetur i paralizuar, ndërsa kjo sot nuk e pengon që ai të punojë, të shkollohet, të kryejë ritet fetare si besimtar musliman, si dhe të jetë një person integruar në shoqëri në çdo sferë të jetës.

Jetmiri jeton në Tiranë së bashku me familjen e tij, prindërit, tre vëllezërit dhe gjyshërit, ndërsa në një bisedë me Anadolu Agency (AA) tregon se fal rregullisht pesë namazet, ndërsa edhe agjëron dhe se muajin e Ramazanit e pret me padurim.

Ai tregon rreth problemit të tij shëndetësor, besimit të tij, punës si dizenjator, ndërsa flet edhe për synimet që ka për të ardhmen, duke theksuar si një nga ëndrrat e tij dëshirën që ka për të kryer Haxhin.

Jetmiri tregon se ka marrë vendimin për të punuar si dizenjator, pasi dëshiron të sigurojë vetë të ardhura për të përballuar jetesën, por edhe sepse i pëlqen një punë e tillë, ndërsa aktualisht ai edhe ndjek shkollën në Tiranë në ciklin 9-vjeçar, në klasën e tetë.

Me dëshirën e madhe për të qenë një besimtar shembullor, ai fillon ditën e tij me faljen e namazit të sabahut, ndërsa më pas e gjitha dita e tij është e mbushur me angazhime rreth shkollës, punës, dhe takimeve që realizon me miqtë e tij që dëshirojnë ta takojnë dhe bisedojnë me të.

“Problemi im shëndetësor është shfaqur pas 2 ditësh kur kam lindur. Unë agjëroj dhe falem që nga viti 2004, rreth 15 vjet dhe do të vazhdoj të falem dhe të agjëroj derisa të kem jetën”, tregon 34 vjeçari.

Ai për të lëvizur në qytet përdor një motor i cili i krijon atij komoditetin edhe për të shpërndarë punimet që porosisin klientët e tij. “Motori nuk ka një emër specifik, por me saktë quhet karrige elektrike që më ndihmon për të lëvizur”, tregon Hila.

Pas një kursi disa mujor për dizajn vazhdoi të punonte privatisht për realizmin e punimeve të ndryshme. Ai prej disa vitesh merret me punime të dizajnit, si dezenjon logo të reja, përgatit postera të ndryshëm, kartëvizita biznesi dhe personale, reklama dhe fletëpalosje, ndërsa në të shumtën e rasteve i shpërndan po vetë.

“Më pëlqen dizajnimi, por dhe se kam nevojë për të punuar. Nuk ka shumë kërkesa sepse nuk kam bërë shumë publicitet që të njihem si dizajner. Zakonisht unë punoj në shtëpi sepse e kam më të lehtë për t’i bërë punimet që më kërkohen”, tregon për AA Jetmiri.

I riu lexon edhe Kur’anin dhe kryen ritet e tij fetare zakonisht në Xhaminë Xhura, ndërsa në rastet kur lëviz për të takuar miqtë e tij apo shpërndarë punimet që realizon, ai frekuenton edhe Xhaminë e Tabakëve në kryeqytet.

Ai ndjek edhe shkollën, ndërsa aktualisht është në klasën e tetë të ciklit 9-vjeçar, ndërsa shprehet se në shkollë e ndihmon edhe mësuesja e tij. Në shtëpi e ndihmojnë pjesëtarët e familjes, tre vëllezërit dhe prindërit e tij, që i gjenden pranë çdo moment, duke i ofruar mbështetje.

Për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri, kujdesin disa institucione, mes tyre edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por edhe organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare duke ofruar ndihmë për këtë kategori të shoqërisë për punësim dhe shkollim./ AA

Tags: aftësiagjeroni riundjek shkollenpunontë kufizuara

TË LIDHURA

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

13:29 | 31/01/2026
Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas
Aktualitet

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…
Aktualitet

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
Next Post
Elefanti i uritur futet në restorant, tmerrohen vizitorët (Video)

Elefanti i uritur futet në restorant, tmerrohen vizitorët (Video)

Studimi/ Aspirina që ‘shëron’ goditjet në tru

Studimi/ Aspirina që ‘shëron’ goditjet në tru

Emrat/Bënin namin me vjedhjet, goditet banda e hajdutëve në Vlorë (detajet)

Fier/ Prindërit e denoncuan si të rrëmbyer, 15-vjeçarja: U largova me dëshirë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim
Aktualitet

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim

by mirseda
13:29 | 31/01/2026
0

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka ndërmarrë masa për monitorimin e protestës së organizuar nga kreu i...

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

Kundër transferimit te tregu i ri/ Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë: Do të flas

12:43 | 31/01/2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

Iu ndërpre fjala në Strasburg? Berisha: Këta lakej që hapin lajmin janë…

12:27 | 31/01/2026
“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

“Tabaku: Rënia e euros po dëmton biznesin dhe varfëron shqiptarët”

11:01 | 31/01/2026
Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com