Këngëtarja e njohur shqiptare, Denisa Gjezo, ka befasuar me deklaratën e saj lidhur me ndryshimet që mund të bënte në paraqitjet e saj.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ku ka bërë një deklaratë e cila i ka habitur të gjithë.
E pyetur se për çfarë arsye në botë do t’i drejtonte flokët, Denisa ka thënë se flokët e saj kaçurrela i drejton për bashkëshortin.
“Për burrin i drejtoj flokët. I ndryshoj shpesh, që ai të mendojë se nuk ka vetëm Denisën, por të dukem si një gocë tjetër”, u shpreh këngëtarja”. Min 8:08