Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Familjarë, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit ditën e sotme ish-deputetit, i cili humbi jetën ditën e djeshme.
Ceremonia e homazheve u mbajt paraditen e sotme në Katedralen e qytetit të Korçës. Të pranishëm ishin deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.
Niko Faber ndërroi jetën mëngjesin e ditës së diel në banesën e tij, si pasojë e një ataku në zemër. Ai ka qenë deputet në legjislaturën 1997-2001 dhe 2001-2005, si pjesë e Grupit Parlamentar Socialist.