Rikthehen konferencat e Presidentit të Republikës Ilir Meta me gazetarët.
Ditën e nesërme, kreu i shtetit ka paralajmëruar një dalje publike për mediat, në orën 11:00.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidencës për mediat, Tedi Blushi.
‘’Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta rifillon nesër, në ora 11:00, komunikimin e përjavshëm me gazetarët!I hapur për çdo pyetje!’’, shkruan Blushi në Facebook.