Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

I dhunoi e i zhveshi, policia zbulon autorin pas 7 vitesh

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
I dhunoi e i zhveshi, policia zbulon autorin pas 7 vitesh

Policia e Shtetit njofton se është ekstraduar dje nga Belgjika një 47-vjeçar, i dënuar me 11 vjet heqje lirie për pengmarrje e vjedhje me dhunë. Oficerët e Interpolit kthyen në Shqipëri për të vuajtur dënimin Martin Tushën, të njohur edhe me emrin Aleksandër Tusha. Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës për heqjen e paligjshme të lirisë së dy punëtorëve, në nëntor të vitit 2011. Sipas vendimit të gjykatës, Tusha akuzohet se ka mbajtur peng për një natë dhe ka vjedhur me dhunë dy pronarët e një mobilierie, të cilëve u ishte prezantuar si klient.

Pengmarrja

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 11 nëntor të vitit 2011, në lagjen “Ali Demi”, në Tiranë. Burimet zyrtare njoftojnë se gjatë kohës së pengmarrjes, ai dyshohet t’i ketë prangosur, rrahur, t’i ketë zhveshur dhe t’u ketë dhënë ilaç për gjumë dy pengjeve. Të dëmtuarit ishin shtetasit Evin Ç. dhe Aliko H., të cilët kishin një pikë montimi mobilierie të ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në kryeqytet.

Detajet e ngjarjes

Në dyqanin e tyre ka shkuar një person me emrin Sandri, i cili ka kërkuar të bëjë një kuzhinë, si dhe një portmonto për shtëpinë e tij. Pasi kanë lënë një pikë takimi pranë pallatit ku banonte autori, ata kanë shkuar atje dhe janë takuar me të. Më pas, Aleksandër Tusha i ka telefonuar shokut të tij dhe së bashku janë ngjitur në banesën e tij në katin e tetë.

Sapo kanë hyrë brenda, Tusha ka mbyllur derën dhe i ka lidhur të dy personat me pranga, pasi i kishte shtrirë më parë në tokë, duke u kontrolluar xhepat dhe marrë sendet personale që kishin me vete. Tusha bashkë me shokun e tij u kanë kërkuar para, respektivisht secilit nga një shumë të caktuar, shkruan ‘Panorama’.

Shtetasit Aliko H. i kanë kërkuar 10 mijë euro dhe kur ai nuk ka pranuar, Tusha e ka rrahur, duke i sulur edhe qenin që e mbante në shtëpi, që nga të dhënat e ka kafshuar. Më pas dy autorët i kanë zhveshur dhe i kanë lidhur te disa karrige kashte të ndodhura në papafingo, ku u kanë dhënë ilaçe për t’i vënë në gjumë.

Të nesërmen, pasi ata janë zgjuar, autorët i kanë lënë të lirë, duke u marrë sasinë e parave që kishin me vete, si dhe çelësat e automjetit që përdornin për punë.

Policia: I ekstraduari, 7 vjet në kërkim

Policia njoftoi dje se është ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar nga Mamurrasi, që ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh. “Nga Specialistët e Interpol Tiranës është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë i shtetasit Martin (Aleksandër) Tusha.

Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale ‘Heqje e paligjshme e lirisë’ dhe ‘Vjedhje me dhunë’.

Ky shtetas, prej disa kohësh fshihej në Belgjikë, ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Brukselit dhe më datë 29 qershor u krye ekstradimi drejt vendit tonë”, bën me dije policia.

 

Tags: autoriDhunoizhveshi

TË LIDHURA

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme
Aktualitet

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Next Post
Ema Andrea rrëfen sekretet: Jam për çfarë jam penalizuar

Ema Andrea rrëfen sekretet: Jam për çfarë jam penalizuar

Shokuese/ Babai shqiptar kryente marrëdhënie para djalit 3-vjeçar

Shokuese/ Babai shqiptar kryente marrëdhënie para djalit 3-vjeçar

Fotot/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda festivalit të seksit, më të madhit në Evropë. Ja sa shkon një biletë

Fotot/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda festivalit të seksit, më të madhit në Evropë. Ja sa shkon një biletë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

by mirseda
21:42 | 09/10/2025
0

Policia e Vlorës ka ndaluar 2 personat që dhunuan mbrëmjen e sotme, 61-vjeçarin punonjës pastrimi. “Shërbimet e...

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

21:07 | 09/10/2025
Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

20:13 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com