Ndonëse ka 2 dënime me burgim të përjetshëm mbi supe, kjo nuk e ka penguar aspak Admir Tafilajn, që të kërkojë ulje të dënimit. Sipas asaj që raporton gazetarja e “Top Channel”, Tafilaj po përdor të njëjtën skemë si Indrit Dokle. Pavarësisht tentativës, kjo kërkesë i është refuzuar nga Gjykata e Burrelit.
Tafilaj gjithashtu thekson se është sjellë mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Pjesë tjetër e skemës është gjithashtu edhe gjendja shëndetësore. Por të gjitha këto janë kundërshtuar nga Drejtoria e Burgjeve.
Krimet për të cilat Admir Tafilaj po vuan dënimin janë vërtet të rënda. Ai është dënuar me 2 burgime të përjetshme, dhe 22 vit burg për vrasje e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’, pasi teksa ndodhej në burg, porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë.
Javët e fundit, burgjet janë vënë në qendër të opinionit publik, pas disa lirimeve të të dënuarve me burgim të përjetshëm.