Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

I alkoolizuar dhe i zhgënjyer nga komunizmi, fundi i spiunit britanik të KGB-së

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
I alkoolizuar dhe i zhgënjyer nga komunizmi, fundi i spiunit britanik të KGB-së

Nga: Enrico Franceschini “‘La Reppublica”

Ai vdiq me një shishe alkooli në dorë, edhe pse me konjak, dhe jo me vodkën ruse. Pinte për të harruar iluzionin e tij të madh, për të mos parë dështimet e komunizmit sovjetik, dhe së fundmi me vendosmërinë e atyre që duan të vrasin veten.

Kim Filbi, agjenti sekret më i famshëm britanik që dezertoi dhe kaloi në anën e Bashkimit Sovjetik, burimi i frymëzimit për romane, filma dhe shkëmbime akuzash të forta midis Perëndimit dhe Moskës, e pyeste gruan e tij me një dhimbje të madhe: “Pse njerëzit këtu jetojnë kaq keq? Tek e fundit, sovjetikët e fituan Luftën e Dytë Botërore. Pse?”.

Nuk gjeti kurrë një përgjigje. Ose edhe nëse e gjeti, nuk ia rrëfeu publikisht askujt. Por gruas së tij, Rufina Pukovës, një grua ruso-polake me të cilën ishte martuar pas largimit të tij në Bashkimin Sovjetik, ai ia besoi pyetjen, dyshimet, dhe ndjenjën e thellë të zhgënjimit që gradualisht e kishin bërë të pendohej thellë për vendimin e tij për të tradhtuar një atdhe, Britaninë e Madhe, dhe të zgjidhte një tjetër, Bashkimin Sovjetik.

“Kim zgjodhi Bashkimin Sovjetik, pasi ai besonte në një shoqëri të drejtë, dhe pasi kaloi Perden e Hekurt ai i kushtoi gjithë jetën komunizmit”-shprehet e veja e tij për britaniken “The Guardian”. “Por sapo erdhi për të jetuar këtu u trondit nga një zhgënjim aq i madh nga realiteti që gjeti saqë shpesh përlotej”- kujton ajo.

Pastaj Filbi gjeti ngushëllim tek alkooli. Dy gota konjak pas darke çdo mbrëmje, të pasuara  shpesh nga konsumi i gjithë shishes gjatë netëve pa gjumë. Ndonjëherë ai i kërkonte gruas së tij që t’ia fshihte konjakun, por ai arrinte ta gjente gjithsesi.

Vetëm nga fundi, kur ai ishte i fiksuar nga ideja se do të humbte, për ta shpëtuar, ajo e kërcënoi se do të ndahej prej tij në rast se nuk do të linte alkoolin. Filbi iu përgjigj se nuk kishte më nevojë që ajo t’i fshihte shishen, pasi ai do të kufizohej në konsumin e vetëm 2 gotave në ditë.

“Dhe për një farë kohe e mbajti fjalën. Gjithsesi, ishte tepër vonë. Ai pinte për të vrarë veten, dhe ia doli”-shton më tej e veja e tij. I lindur në Indi në vitin 1912, dhe i diplomuar në Universitetin e Kembrixhit, Filbi u bë një simpatizant komunist.

Që në vitin1930, ai nisi të punonte si informator i KGB-së nga Londra. Ai e vazhdoi aktivitetin edhe gjatë kohës që punonte si korrespondent i “Times“ në Luftën Civile Spanjolle, dhe më pas në vitin 1940, në prag të Luftës së Dytë Botërore, ai iu bashkua

MI6, shërbimin inteligjent britanik, duke i ngjitur shpejt shkallës e karrierës.

Por ai po luante një lojë të dyfishtë, duke i kaluar shumë sekrete Kremlinit. Në vitin 1963, gjatë kohës që ishte në Bejrut, gjithnjë në emër të spiunazhit për Madhërinë e Saj, ai u zhduk dhe iku në Moskë, ku u trajtua me respekt, por bëri një jetë të izoluar, gjithmonë të mbrojtur, ose i ndjekur nga agjentët e KGB-së që vëzhgonin çdo lëvizje të tij.

Për një farë kohe ai ngushëllohej me shoqërinë e agjentëve të tjerë britanikë që dezertuan në Bashkimin Sovjetik, ose “Pesëshja e Kembrixhit”, me të cilët kishte përfunduar universitetin, që në atë kohë ishte një terren pjellor për ata që dëshironin të punonin në shërbimin sekret, por edhe të ndikuar shumë nga idetë socialiste dhe revolucionare.

Në veçanti, një nga pesë anglezët që u arratisën në Moskë në ato vite, Xhorxh Blejk, ishte i vetmi që shkonte mirë me Filbin. Por nuk ishte e mjaftueshme që ai të mos shihte dështimet e komunizmit:paaftësinë për të ndërtuar atë shoqëri të drejtë dhe dinjitoze tek e cila ai kishte besuar aq shumë.

“Unë erdha këtu me kaq shumë ide, me kaq shumë gjëra për ti dhënë Bashkimit Sovjetik, më thoshte ai. Por askush nuk dukej i interesuar për mendimet e mia”- tregon Pukova, me të cilën Filbi u martua në vitin 1973, kur ai ishte 59 dhe ajo 38 vjeç.

Në këto kushte ai iu drejtua alkoolit. “Ai më tha në një rast se kjo ishte mënyra më e lehtë për t’i dhënë fund. Ai dehej shumë shpejt, dhe ndryshoi shumë para syve të mi. Ai u bë një person tjetër. Por nuk ishte agresiv. Pas një farë kohe ngrihej nga kolltuku dhe shkonte dalëngadalë në shtrat”- kujton ajo.

Filbi vdiq në vitin 1988, njëzet e pesë vjet pas largimit të tij nga Briania e Madhe.

Informacionet që Filbi i kishte dhënë Bashkimit Sovjetik çuan në vdekjen e dhjetëra agjentëve britanikë apo informatorëve sovjetikë.

Në Londër ai u dënua dhe u cilësua si një tradhtar i kombit. Në Rusi, ai konsiderohet zyrtarisht si një hero. Një pllakatë për nder të tij gjendet në selinë qendrore të shërbimit sekret rus në Moskë. Por ndoshta Kim Filbi nuk ndihej më i nderuar që e vuri jetën e tij si spiun në shërbim të KGB-së dhe Rusisë Komuniste.

Burimi i lajmit: https://www.repubblica.it/persone/2011/03/31/news/kim_philby-14323426/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: agjentfundii alkoolizuarKGBkim philby

TË LIDHURA

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin
Bota

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug
Bota

I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

19:50 | 25/08/2025
“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë
Bota

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:24 | 25/08/2025
Next Post
A do të ketë masa shtesë anti-covid? Flet Skënder Brataj

Koronavirusi/ Brataj: Komiteti po sheh mundësinë për të lehtësuar masat

Video/ Momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Vlorë

Ekzekutimi i ''The Boss'' në Vlorë, në automjet ndodhej një person i tretë

Agjencitë e udhëtimit, 15 mijë euro ryshfet në dogana për të bërë kalimin

Agjencitë e udhëtimit, 15 mijë euro ryshfet në dogana për të bërë kalimin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

Aksidenti tragjik në Athinë/ Zbardhen emrat e tre viktimave shqiptarë

18:01 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Aktualitet

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

by mirseda
20:32 | 25/08/2025
0

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është...

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

20:03 | 25/08/2025
I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

I zhdukur prej 19 ditësh/ Gjendet trupi i pajetë i biznesmenit turk në det, mik i ngushtë me Kivanc Tatlitug

19:50 | 25/08/2025
“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:24 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com