Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Hysaj: Cana është idhulli im, fjalët e tij më bëjnë krenar (Video)

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Hysaj: Cana është idhulli im, fjalët e tij më bëjnë krenar (Video)

Kombëtarja kuqezi është e grumbulluar në Durrës ku po përgatit ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve e cila do të luhet në “Elbasan Arena” më 7 shtator. Panucci është duke përgatitur formacionin më të mirë të mundshëm që ta nisë me fitore dhe për këtë duhet një miksim perfekt mes lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë. Në konferencën për shtyp kanë dalë sot dy lojtarë që aktivizohen në Serie A, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shkodran i Napolit është shprehur:

“Jam shumë i kënaqur me fillimin e kampionatit në Itali dhe paraqitjen time. Ndihem mirë edhe me trajnerin e ri. Të jenë gjithë futbollistët në formë me klubin e tyre, kjo është gjë e mirë edhe për kombëtaren. Personalisht jap maksimumin me fanellën kuqezi.

Vlerësimi i Lorik Canës se do të jem lideri i kombëtares për disa vite është diçka shumë e madhe për mua. Lorikun e kam pasur idhull që i vogël. E përsëris, unë jap gjithnjë maksimumin për kombëtaren. Roshi dhe Sadiku janë mungesa të mëdha, megjithatë jemi një grup shumë i mirë lojtarësh të bashkuar. Kuptohet, me rëndësi është që lojtarët me eksperiencë të madhe t’i ndihmojnë të rinjtë të përshtaten.

Miqësoret e fundit shkuan shumë keq për ne, por tani është histori ndryshe. Ndryshimet e shumta në grup ndikuan në ato paraqitje zhgënjyese në lojë dhe rezultat. Tani jemi të gjithë, të rinj të vjetër, dhe kemi mundësi të tregojmë fytyrën e vërtetë.

Në kombëtare, nuk është hera e parë që shumë lojtarë kanë minutazh të paktë në këmbët e tyre (me klubet). Megjithatë, me karakterin që kemi dhe e tregojmë kur veshim fanellën kuqezi, të gjithë japim maksimumin në fushë.

Izraeli? Duhet të jemi të qetë, mos të mendojmë për ndeshjet e kaluara. Liga e Kombeve është një mundësi për të kaluar në Europian. Jemi gati, jemi stërvitur mirë dhe e shikoj si të barabartë përballjen me Izraelin. Do të synojmë kualifikimin në grup.

Kemi mundësi të luajmë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen me Izraelin. Duhet të jemi të koncentruar. Këmbëngul në idenë time, mundësitë i kemi për të fituar. Tashmë kemi një trajner të ri, disa variante të lojës, edhe lojtarë të rinj. Emëruesi i përbashkët mes të triave, duke korrigjuar gabimet e së kaluarës, është rruga që duhet të ndjekim. Mendoj se do të jemi gati për këtë ndeshje.

Pozicioni im në fushë? Unë do të bëj punën që më ngarkon trajneri. Ai e di si do të luajmë taktikisht. Sa i përket motivimit, duhet të luajmë duke pasur në mendje kualifikimin në Europian. Ne i kemi mundësitë që ta përsërisim këtë sukses. I kemi shanset, thjesht duhet t’i shfrytëzojmë mirë dhe të mos i japim mundësi asnjë ekipi të na mposhtë lehtë.

Kritikat ndaj meje? Këtë punë kanë, por unë besoj se kur mbaroj lojën e dal jashtë stadiumit, jam i qetë me veten time. Çfarë thonë njerëzit pastaj nuk më intereson, kam jetën time, lojën time. Unë këtu vi se dua t’i jap një dorë vendit tim, jo për të kaluar kohën, se mund ta kaloja në vend tjetër. Vij me qejf për të dhënë maksimumin gjithmonë.

Situata në nivel klubi? Personalisht jap gjithmonë maksimumin te Napoli dhe me lojën time shpresoj ta meritoj besimin e një trajneri si Ancelotti. Ancelotti ka mendimet e veta të stërvitjes, ndërsa Panucci ka filozofinë e tij”.

Tags: bëjnëCanaështëFjalëtHysajidhulli imkrenar

TË LIDHURA

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,
Sport

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

15:01 | 20/11/2025
Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…
Sport

Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

14:48 | 20/11/2025
Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe
Sport

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

14:34 | 20/11/2025
Next Post
E quajti sharlatan, Panucci hedh në gjyq ish-presidentin Nishani

E quajti sharlatan, Panucci hedh në gjyq ish-presidentin Nishani

(Video) Mesazhi drithërues i Nënë Terezës: Dashuria nis në familje

(Video) Mesazhi drithërues i Nënë Terezës: Dashuria nis në familje

Kostoja e varësive tona digjitale

Kostoja e varësive tona digjitale







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,
Sport

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

by mirseda
15:01 | 20/11/2025
0

Shqipëria dhe Polonia do masin forcat në Play Off të Botërorit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit,...

Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

14:48 | 20/11/2025
Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni  kthehet në Londër

Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni kthehet në Londër

14:44 | 20/11/2025
Sulmohet ambasadori polak në Rusi

Sulmohet ambasadori polak në Rusi

14:40 | 20/11/2025
Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

14:34 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com