Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Hyn në fuqi rregullorja e re: Si do të kompensoheni nëse bëni aksident

8 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasen dy mjete në Durrës, një prej tyre futet mes këmbësorëve

Nëse bëni aksident me pasojë dëme ne shëndet, atëhere dëmshpërblimi që do të mund të merrni nga kompanitë e sigurimit tashmë do të jetë gati 40% më i lartë sesa më parë.

Konkretisht, vlera që përfitohet si dëmshpërblim për dëmet shëndetësore (pasurore) është 38 për qind më e lartë nga data 1 korrik 2018. Kjo i atribuohet ndryshimeve më të fundit të bëra në mars të këtij viti nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në rregulloren nr. 53, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. AMF konfirmoi për “Monitor” se këto ndryshime të hyra në fuqi vetëm 10 ditë më parë kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e interesit të konsumatorëve dhe rritjen e masës së dëmshpërblimit për të dëmtuarit.

“Ndryshimet e miratuara hynë në fuqi më 1 korrik 2018 dhe do të zbatohen në të gjitha rastet e llogaritjes së dëmeve shëndetësore që mbulohen nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit. Këto ndryshime lidhen me përcaktimin e tabelës së përditësuar për koeficientet e llogaritjes së shumës së kapitalizuar. Koeficientet e rinj janë të ndarë sipas gjinive dhe bazohen në dy elementë: jetëgjatësinë mesatare të ardhshme të individëve, e llogaritur në bazë të tabelave të mortalitetit dhe normën e interesit të përdorur për kapitalizimin” sqaron AMF.

Kjo do të thotë që sa më e lartë të jetë jetëgjatësia mesatare e individëve, aq më i lartë është koeficienti i shumës së kapitalizuar, ndërsa sa më e lartë të jetë norma e interesit të marrë në konsideratë aq më i ulët është koeficienti i shumës së kapitalizuar.

Deri më tani llogaritja për rastet e dëmshpërblimit të kësaj natyre në vend nuk i referoheshin të dhënave të rifeskuara, madje nuk kishin në bazë tregues shqiptarë.

“Koeficientët e përdorur deri tani i referoheshin studimeve mbi popullsinë në vitin 1922 në Itali, të cilët janë përftuar nga Censusi i popullsisë në periudhën 1901–1911. Me përditësimin e të dhënave të jetëgjatësisë nga INSTAT, aktuarët e AMF-së kanë llogaritur koeficientët e rinj (të anuiteteve të përjetshme)” nënvizon AMF.

Shembull për llogaritjen e dëmshpërblimit

Por cili është efekti real i amendimit të rregullores 53. Për këtë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare jep edhe një shembull për mënyrën sesi do të ishte përfitmi në rastin e respektimit të rregullores së vjetër dhe asaj të re.

“Në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar, psh vdekja e një personi (mashkull 40 vjec), i cili kishte tre persona në ngarkim(gruaja plus dy fëmije) dhe kishte të ardhura mujore në vlerën 100,000 lekë, me rregulloren në fuqi dëmshpërblimin në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 12,586,408 lekë. Ndërsa me ndryshimin e rregullores dëmshpërblimi në rast vdekjeje vetëm për dëmin pasuror do të rezultonte 15,910,962 lekë. Pra me ndryshimin e koeficienteve familjarët e palës së dëmtuar, për të njëjtin rast, do të përfitonin 3,324,554 lekë më shumë” sqaron AMF.

Tre arsyet që sollën rishikimin e koeficientëve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se ishin tre arsyet që bënë të nevojshme pjesën e rishikimit të koefiçientëve. Së pari koeficientët e deritanishëm i referoheshin një shteti tjetër dhe përveç kësaj shekullit të kaluar, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare është rritur. Së dyti norma bazë e interesit prej 4.5% nuk mund të mbahet konstante, pasi duhet të reflektojë zhvillimet ekonomike të vendit. Së treti koeficientët e deritanishëm i referoheshin tabelave të përbashkëta, dhe nuk ishin të ndara në gra/burra. Statistikat kanë treguar që jetëgjatësia mesatare e grave është gjithmonë më e lartë sesa e burrave.

Monitor

Tags: aksidentbënifuqihynkompensoheniNëseRregullorja

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
E rëndë, 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

E rëndë, 43% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Urim i veçantë për Kadarenë nga trojet e “Dardanisë”

"12-vjeç doja të martohesha", Kadare rrëfen raportet me nënën e fëmijërinë

Video+Emrat/Goditet banda, ja kush janë bosët shqiptarë që e komandonin

Video+Emrat/Goditet banda, ja kush janë bosët shqiptarë që e komandonin







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com