Numërimi i shumicës së kutive të votimit ka sjellë një heshtje nga ana e kryedemokratit, i cili ka humbur thellë ndaj PS-së.
Megjithatë, edhe pse kanë mbetur ende 250 kuti votimi pa u numëruar, Basha ka reaguar për herë të parë, pas “ngacmimit” të gazetarëve.
Mbrëmë, duke dalë nga selia e PD-së, kreu i demokratëve tha:
“Pas përfundimit të numërimit do të jap komentet e mia”, është shprehur Basha para gazetarëve duke e shmangur edhe njëherë përgjegjësinë e madhe të humbjes së këtyre zgjedhjeve.