Trupi i pajetë i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur në lumin pranë parkut të lojërave në Lenzburgerstrasse.
Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.
Sipas deklaratave të babait të tij për median e njohur zvicerane ‘Blick’, fëmija ka qenë i shoqëruar nga mamaja e tij, kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30.
Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.
“Mendohet se ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach,” tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser.
Zeneli ishte në sheshin lojrash me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.
“Aabach dhe Aare mbanin shumë ujë për shkak të shirave të ditëve të fundit dhe rrymë ishte e fortë”, tha Graser.