Evisa Preka mori lajmin e kobshëm për familjen e saj vetëm një ditë më parë, një javë pas ngjarjes tragjike.
Mësohet se lajmin mbi vdekjen e bashkëshortit të saj dhe tre fëmijëve, ia ka dhënë pikërisht i ati, Nuredin Lika, i cili endet dyerve të spitalit të Durrësit pa mundur t’i japë ndihmë vajzës së tij.
“Askush nuk e mori përsipër, Zoti më dha forcë dhe ia thashë unë”, thotë ai mes lotëve për Balkanweb.
Sa për gjendjen e saj, i moshuari shprehet se ajo vetëm qan e mjekët e mbajnë nën efektin e qetësuesve.
“Vajza ndjente se diçka e keqe kishte ndodhur. Evisa pa të shoqin dhe 2 fëmijët në tokë pas përplasjes, shpresonte që vajza e madhe të ishte mirë, sapo zgjohet kërkon fëmijët, i japin ilaçe…është në gjendje shoku”, thotë ai mes lotësh.