I riu nga Kosova gjen vdekjen në “Rrugën e Kombit” pas aksidentit fatal
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku ka gjetur vdekjen një i ri nga Kosova. Ky i fundit po udhëtonte me motor drejt Tiranës, ndërsa aksidenti ka ndodhur për shkak se 33-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën pa mbërritur në spital.
Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin.