Tashmë është zyrtare: Paulo Dybala nuk është në shitje. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, i cili deklaroi se klubi ka refuzuar shumë oferta për yllin juventin.
Sipas Marotta-s, është vetë sulmuesi ai që dëshiron të qëndrojë tek Juventus, ndonëse në media u përfol se Dybala do ta linte Zonjën e Vjetër pas ofertave të shumta të klubeve të tjera.
“Ne kemi refuzuar shumë oferta për të. Kur një lojtar është i lumtur të qëndrojë në Juventus, atëherë ai mund të qëndrojë me ne për aq kohë sa dëshiron”, ka thënë Marotta.