Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Huawei, shkaku i fillimit të një lufte të ftohtë të teknologjisë mes SHBA-ve dhe Kinës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Huawei, shkaku i fillimit të një lufte të ftohtë të teknologjisë mes SHBA-ve dhe Kinës

Nga Julia Horoëitz & Gordon Watts “CNN”/”Asia Times”/ Arrestimi i drejtueses së lartë të kompanisë kineze të telefonisë celulare, Huawei, rrit tensionet në betejën e përshkallëzuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, për supremacinë në fushën e teknologjisë. Huawei, është një nga zhvilluesit më të mëdhenj në botë të telefonave të zgjuar. Ai është në zemër të ambicieve të Kinës, për të zvogëluar mbështetjen e saj tek teknologjisë huaj, për t’u shndërruar vetë në një gjigant inovativ.

Vendi po pompon qindra miliarda dollarë në planin e tij “Made in China 2025”, i cili synon ta bëjë Kinën një udhëheqëse globale në industri të tilla si robotika, makinat elektrike dhe çipat kompjuterikë. Futja e teknologjisë celulare 5G, e cila varet nga Huawei, është një përparësi kryesore.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, e kanë bërë të qartë se synojnë të reagojnë kundër fuqisë teknologjike në rritje të Kinës, në mënyrë që të ruajnë dominimin amerikan. “Në shekullin XX-të, çeliku, qymyri, makinat, avionët dhe anijet – dhe aftësia për të prodhuar gjëra në sasi të mëdha – ishin burimet e fuqisë kombëtare”- u shpreh Xhejms Endrju Ljuis, drejtor i Programit të Politikës së Teknologjisë në Qendrën për Strategjitë dhe Studimet Ndërkombëtare në Uashington, në një raport të publikuar javën e shkuar.

“Themelet e sigurisë dhe fuqisë, janë sot të ndryshme. Aftësia për të krijuar dhe përdorur teknologji të reja, është burim i forcës ekonomike dhe sigurisë ushtarake”. Pikërisht përmes kësaj lenteje, e shohin disa zyrtarë në qeverinë kineze arrestimin e zyrtares të lartë të Huawei, Meng Uanzhu, me kërkesë të autoriteteve amerikane.

“SHBA-ja po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet, për të frenuar zgjerimin e Huawei në botë, për arsyen e vetme që kompania është lidere në kompanitë konkrurruese teknologjikte të Kinës”- deklaroi në një editorial të së enjtes së shkuar gazeta shtetërore China Daily”.

Rasti i Uanzhu mund të përshkallëzohet me shpejtësi, në një luftë më të gjerë, që është duke u përgatitur në mënyrë të qëndrueshme. Shumëçka varet nga gjuha që përdorin Shtetet e Bashkuara, dhe mënyra se si reagon në fund Kina.

Aspiratat e teknologjisë të Kinës, kanë shkaktuar prej vitesh shqetësim në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për shkak se synimet e Pekinit, janë parë të mbështeten tek abuzimi me teknologjisë amerikane. Presidenti Donald Trump, është përpjekur t’i adresojë drejtpërsëdrejti këto çështje. Administrata e tij, thotë se tarifat e rritura mbi mallrat e importuara nga Kina, i kanë shkaktuar miliarda dollarë dëme kësaj të fundit.

Ato janë pjesë e një përpjekjeje për të penguar Pekinin të vazhdojë të vjedhë teknologjinë amerikane. Zyrtarët, thonë gjithashtu se Kina duhet të mos i detyrojë më kompanitë t’i japin sekretet tregtare, si një kusht për hyrjen në tregun kinez.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë shënjestruar kompanitë kineze të teknologjisë, që mbështeten për pjesë këmbimi tek SHBA-ja. Departamenti i Tregtisë, i ndaloi në prill të këtij viti kompanitë amerikane që të eksportonin elementë thelbësorë për kompaninë ZTE, për të cilën agjencia tha se kishte shkelur një marrëveshje të mëparshme, duke shmangur sanksionet mbi Iranin dhe Korenë e Veriut.

Lëvizja e profilit të lartë, e detyroi ZTE të ndalë pothuajse të gjitha operacionet e tij për muaj të tërë. Në muajin tetor, departamenti firmosi ​​një ndalim të ngjashëm për eksportet e prodhuesit koreano-jugor të energjisë Fujian Jinhua në pronësi të shtetit.

Qeveria amerikane, tha se kjo kompani përbënte “një rrezik madhor për t’u përfshirë në aktivitete, që janë në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping ka nxitur sektorin e teknologjisë në Kinë, të bëhet më i vetë-mjaftueshëm, duke reduktuar varësinë nga furnizuesit e jashtëm.

Huawei, është një kampion shtetëror që luan një rol vendimtar mbi rolin e Kinës në teknologjinë 5G. Kompania ka shpenzuar shumë në kërkimin, zhvillimin, si dhe në marketingun e pajisjeve 5G të saj. Pol Triolo, kreu i politikave globale të teknologjisë në, Eurasia Group, tha se është e vetmja kompani në botë që mund të prodhojë të gjitha elementet e një rrjeti 5G, si stacionet bazë, qendrat e të dhënave, antenat dhe aparatet ata së bashku “në shkallë dhe kosto”.

“Xi Jinping dëshiron që Kina të dominojë tregun global të 5G”- thotë Ljuis për “CNN Business”. “Shumë njerëz e shohin atë, si valën e ardhshme të teknologjisë, dhe mendoj se do të jetë si interneti ose smartfonët”- shtoi ai.

Rritja e diskutueshme globale e Huawei

Teksa Huawei nuk mund të jetë një kompani me përgjegjësi të kufizuar, themeluesi Ren Zhengfei, ka patur më herët një karrierë të shquar në Ushtrinë Çlirimtare të Popullit, para se të themelonte gjigantin e telefonisë. Lidhjet e tij ishin të dobishme në ndërtimin e një konglomerati kinez, i cili është shndërruar në një simbol të arritjeve dhe ambicjeve të teknologjisë së lartë, në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Kreditë e lira nga bankat shtetërore, e ndihmuan Huawei të zgjerohej që në ditët e para, pasi Ren e krijoi kompaninë me vetëm 21.000 juanë (4.400 dollarë) në vitin 1987. Ajo qe një periudhë kur personeli i mëparshëm dhe aktiv i kompanisë, ishte duke u degëzuar, dhe ndërsa Kina po hapej ndaj botë përmes reformave ekonomike të Ten Hsiao Pinit.

Aktualisht ka shqetësime të vazhdueshme se “biznesi familjar” i Ren, është shumë i lidhur me qeverinë e Kinës, pretendim që Huaëei e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur. Kompania synon ndërtimin e rrjeteve 5 G, por për këtë ajo ka nevojë për Shtetet e Bashkuara.

Nga 92 furnizuesit kryesorë të Huawei, 33 janë kompani amerikane, përfshirë prodhuesit e çipeve Intel, Qualcomm dhe Micron dhe firmat softuerike Microsoft dhe Oracle, thotë Tom Holand nga “Gavekal Research”. “Nëse Uashingtoni i ndalon tani këto kompani të furnizojnë Huawei, gjigandi i telekomit kinez do të luftojë për mbijetesë”- thotë Holand.

Prandaj, rasti i Meng, ka implikime të shumta. Penalizimi i Huaëei, mund të ketë pasoja në përshkallëzimin e luftës teknologjisë SHBA-Kinë. “Huawei nuk ka asnjë lidhje me çështjet e sigurisë kibernetike që SHBA ka hasur dikur, tani, apo do të hasë të ardhmen”- deklaroi Ren, tanimë 74 vjeç, për mediat kineze në një intervistë të rrallë 5 vjet më parë.

Por tani vajza e tij Meng Uanzhu gjendet e arrestuar në Kanada nën akuzën e shkeljes së sanksioneve të vendosura ndaj Iranit nga ana e SHBA-së. Zyrtarja kryesore  46-vjeçare, zv/presidente e Huawei, përballet me ekstradimin në SHBA, gjë që mund të prishë një armëpushim të brishtë tregtar midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Fundjavën e kaluar në Samitin e G 20-ës në Buenos Aires të Argjentinës, presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi arritjen e mundshme të një kompromisi, pasi darkimit që pati homologun e tij kinez. Xi Jinping. Që atëherë, euforia e G20-ës është rikthyer me shpejtësi në një armiqësi, pas retorikës agresive të medias shtetërore kineze pas arrestimit të Meng.

Në tetor, Huawei humbi një betejë të gjatë ligjore mbi shkeljet që kishte kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Çështja nisi në vitin 2014, Huawei u akuzua për shkelje të së drejtës së autorit nga Unwired Planet, një kompani mobile, softëare dhe e shërbimeve me qendër në Redwood City në zemër të Silicon Valley.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Huaweii fillimitKinëslufteSHBA-sëshkakutë ftohtëtë teknologjisë

TË LIDHURA

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Next Post
Marku pret zyrtarin e lartë gjerman: Njësi të përbashkëta investigative

Një ditë para ngritjes së KLP-së, Arta Marku ka një mesazh për prokurorët

“Dy perlat” e protestës së studentëve, ‘thumbojnë’ Ramën me anë të futbollit

“Dy perlat” e protestës së studentëve, ‘thumbojnë’ Ramën me anë të futbollit

Disa muaj burg dhe gjoba, zbulohen dënimet e para ndaj “jelekëve të verdhë”

Disa muaj burg dhe gjoba, zbulohen dënimet e para ndaj “jelekëve të verdhë"

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com