Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Hoyt Brian Yee porosit Vuçiç: Mos prekni tërësinë e Kosovës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç deklaroi se perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova, ndërsa shtoi se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët.

Në një intervistë me televizionin serb “Pink”, Vuçiç ka dhënë detaje për takimin e një jave më parë me zyrtarin e lartë amerikan, Hoyt Brian Yee.

Ky i fundit kishte deklaruar pak kohë më parë se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige”. Yee është treguar mjaft i prerë edhe në takimin me Vuçiç, teksa ky i fundit tha në intervistë se takimi me zyrtarin amerikan “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda”.

Sipas Vuçiç, në fokus të takimit ishin Kosova dhe Rusia, ndërsa rrëfen ndër të tjera se Yee i kishte thënë se Serbia nuk mund të prekë tërësinë tokësore të Kosovës:

“Ai (Hoyt Brian Yee) më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën, dihen pasojat”, tha presidenti serb.

“Ajo çfarë po ndodh në Amerikë ka sjellë probleme të reja. Të gjithë ata që kanë çfarëdo marrëdhëniesh me Rusinë do ta pësojnë”, tha presidenti serb duke nënvizuar se nuk do të jetë e lehtë të “përballen trysnitë”.

SHBA-të kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore, ndërsa disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse gjendet pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë, ndërsa pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave, si dhe mbështet pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Po ashtu, Moska i dorëzoi Serbisë ditë më parë gjashtë avionë ushtarakë MiG-29, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

“Serbia duhet të provojë të gjejë një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve”, tha presidenti serb, ndërkohë që marrëveshja me Kosovën mbetet një kusht për integrimin e Serbisë në BE.

Tags: Hoyt Brian Yeemos prekniporosittërësinë e KosovësVucic

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Next Post

Foto/Policia aksion në Vlorë, ja çfarë ka sekuestruar nga pasuritë e Habilajve

Amerika, kryevepra që duhet ta vizitojë çdo njeri (FOTO)

Goditjet e fundit ndaj grupit “Habilaj”. Shqipëria u sekuestron pasuritë, Italia...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

by mirseda
15:12 | 04/06/2026
0

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për praktikën e vendosjes së të pandehurve në kafaze të...

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026

Gjermania jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Portugalia e Austria sigurojnë vendet evropiane

14:55 | 04/06/2026

“Taulant jeni bashkë me Saliun tani, ju ka dalë boja”, Balla përplaset me Shehajn: Ti je një hajdut

14:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com