Një 28-vjeçare nga Mitrovica ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri. Shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt që ka patur me një hoxhë, të cilës i kishte premtuar se do ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.
Sakaq, hoxha deklaroi në polici se ishte kanosur nga një femër. Ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë.
E arrestuar identifikohet me inicialet S.T., të cilës i është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ku dyshohet të jetë përdorur në veprën penale.
Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë hetime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale “kanosje” dhe “përdorim i armës”.