Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Hoti: Nuk ka formim të Asociacionit pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Hoti: Nëse s’ka marrëveshje, Kosova e Serbia vazhdojnë si dy shtete fqinje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe pa u arritur marrëveshja finale me Serbinë.

Këto komente, kryeministri Hoti i bëri pas takimit që zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

“Jemi duke e diskutuar marrëveshjen finale, përfundimtare për njohje reciproke. Vlen parimi i dakorduar me partnerët tanë dhe me ndërmjetësit e dialogut se nuk dakordohemi për asgjë, derisa nuk dakordohemi për të gjitha. Asgjë nuk fillon të zbatohet derisa nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi kryeministri Hoti.

Ndërsa, sa i takon vizitës së të dërguarit të posaçëm të BE-së, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Hoti, tha se vizita e Lajçakut, po ndodh në një moment të duhur.

Sipas tij, takimi ka shërbyer për të vlerësuar procesin e dialogut si dhe për të planifikuar takimet e ardhshme që do të zhvillohen në kuadër të këtij procesi.

Hoti është pyetur edhe për deklaratat e kryetarit të subjektit politik, Lista Serbe, Goran Rakiq, i cili në Beograd, deklaroi se do të tërhiqen nga institucionet e Kosovës nëse nuk formohet shpejt Asociacioni i Komunave Serbe.

Megjithatë, Hoti, tha se qeveria nuk pranon asnjë kërcënim.

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt. Absolutisht prej askujt. Nuk punon nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe për aq kohë sa i përmbahemi të gjithë kësaj marrëveshje”, deklaroi kryeministri Hoti.

Në një takim që përfaqësuesit e serbëve të Kosovës patën në Beograd me drejtorin e ri të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u kërkua themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Petkoviç, tha se përgjegjësi e Bashkimit Evropian (BE) që të ushtrojë presion mbi Prishtinën dhe të mundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të ketë marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën përpara formimit të Asociacionit, dhe as nuk është në rend të ditës dhe as që është diskutuar diku. Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe në këmbim të marrë një asgjë të madhe. Marrëveshja duhet të burojë nga dialogu”, tha Petkoviç.

Marrëveshja e Brukselit është dokumenti i parë mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilin të dyja palët e nënshkruan në Bruksel më 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje është formimi i Asociacioni të Komunave Serbe.

Aty thuhet “Do të ketë një bashkësi të komunave në të cilat serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për çdo bashkësi tjetër, me kusht që anëtarët të bien dakord për këtë”.

Pesë pikat e ardhshme të dokumentit specifikojnë mënyrën e formimit të Asociacionit, bazuar në statut, parashikohet zgjedhja e Presidentit, zëvendës- presidentit, Asamblesë dhe Këshillit, si dhe kompetencat në bazë të së cilave Asociacioni do të ketë kontroll të plotë mbi zhvillimin ekonomik dhe rural, arsimin, shëndetësinë dhe urbanizëm.

Në vitin 2015, Serbia dhe Kosova kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës./REL/

Tags: asosacioni i komunave serbeAvdullah Hotikosove

TË LIDHURA

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

09:50 | 20/10/2025
Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane
Rajoni

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Next Post
”Basha mori makinë 130 mijë euro”, PD padit për shpifje Erion Veliajn

Veliaj: Edhe Basha jeton më mirë me PS në pushtet

“Jeni infektuar nëse shfaqni shenja”, Brataj zbulon si ka ndryshuar sjellja e virusit

Skënder Brataj: Ja pse është e rëndësishme të mbahen maskat

Deputetët e Parlamentit Europian, i dërgojnë letrën urgjente kancelares Merkel për Kosovën

Merkel: Situatë serioze e pandemisë në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com