Një krim i rëndë ka ndodhur në Paskuqan, ku Erdet Çapoku ka goditur për vdekje kunatën e tij Enkeleda Çapoku, me shkop druri. E gjithë skena ka ndodhur para fëmijëve të viktimës, të cilët e kanë parë me sy vdekjen e nënës nga duart e xhaxhait.
35-vjeçarja nuk u ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.
Viktima ka pasur prej kohësh probleme me kunatin, i cili e përndiqte kudo, pasi bashkëshorti i saj ishte futur në burg për drogë. Sa herë që ajo dilte, ai e fotografonte dhe ia dërgonte bashkëshortit të saj në burg, duke shkaktuar konflikte mes çiftit. Tashmë autori është shpallur në kërkim nga policia.
Viktima kishte marrë urdhër mbrojtje nga kunati, e përndiqte ngado