Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita ka mbajtur një konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Fjala e tij u fokusua lidhur me ngjarjen në Zvërnec dhe masat për ristrukturimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
“Policia e shtetit ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar standardet e duhura. Në orët e para pas ngjarjes u nisën procese hetimore dhe administrative dhe sot prezantova drejtuesin e ri në Vlorë”, tha ai.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, ai u shpreh i qartë se kushdo që shkel ligjin do të përballet me ndëshkim.
“Rezultate përfundimtare të hetimeve do t’i bëhen të njohura opinionit publik më vonë. Policia e Vlorës duhet të jetë e hapur. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, siguria e banorëve, ndjekja e shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, kapja e personave në kërkim dhe goditja e trafikut të paligjshëm, janë në fokusin tonë. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë. Asnjë shkelje ligji nuk do tolerohet. Ky është standardi që kam kërkuar dhe do kërkoj. Kush cënon ligjin apo besimin e publikut do përballet me ndëshkim”,















