Mëngjesin e sotëm shumë fansa ishin mbledhur për të shijuar ndeshjen e boksit mes anglezit Curtis Harper dhe nigerianit Efe Ajagba. Por ajo që ka ndodhur pasi ka rënë gongu ishte vërtetë e pabesueshme dhe e padëgjuar më parë. Gjithçka ishte normale deri në momentin që boksierët u futën në ring, teksa gjyqtari iu dha udhëzimet e fundit.
Por pasi afrohen në mes të ringut dhe bëhen gati për të dueluar boksieri anglez çuditërisht vendos të largohet nga ringu, duke treguar qartë se ishte i frikësuar nga kundërshtari edhe pse dueli nuk kishte filluar akoma. Një lumë vërshëllimash nga publiku, por që nuk ndikuan aspak që Harper të kthehej.