Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Historia/Kur, si dhe pse lindën duartrokitjet

3 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Historia/Kur, si dhe pse lindën duartrokitjet

Duartrokitjet shoqërojnë zakonisht zgjedhjen e një personi në një post të rëndësishëm politike, një shfaqje në skenë që na ka pëlqyer, një kampion që fiton në Lojërat Olimpike, apo homazhet për një person të veçantë që nuk është më në jetë…

Historia, jo vetëm ajo e dekadave të fundit, është plot duartrokitje:nga entuziastet, tek atoironiket, të drejtat apo të padrejtat, spontanet apo të nxitura enkas. Impulsi i pavetëdijshëm, me origjinë nga truri, për të shkarkuar një tepricë energjie dhe ndjenjash, është shndërruar me kalimin e kohës në një gjest konvencional, që diktohet më shumë nga normat shoqërore sesa nga emocionet.

Por kur filluan të duartrokisnin njerëzit me vetëdije? Në Librin e Psalmeve (për të cilin disa studiues thonë se daton që në shekullin XI Para Erës Sonë), hebrenjtë inkurajoheshin tëvepronin kështu: ”Të gjithë popujve ju them duartrokitni! Përshëndeteni Zotin me britma gëzimi”.

Dhe si një gjest miratimi, duartrokitjet u zyrtarizuan në shekullin V Para Krishtit në Greqinë e lashtë. Në teatër, të veshur kryesisht me të bardha, 14 mijë spektatorët i shprehnin emocionet e tyre në mënyrë të çuditshme, mes shpërthimeve të lotëve për çastet e mjeshtërisë së jashtëzakonshme aktoriale, dhe me duartrokitje të zhurmshme të shoqëruara me britma.

Edhe romakët e lashtë ishin praktikues të këtij gjesti. Madje sjellja e tyre përballë ekzekutimeve publike apo përleshjeve të gladiatorëve, ishte aq e zhurmshme, saqë perandori August u detyrua të disiplinonte duartrokitjet, duke iu dhënë spektatorëve sinjalin kur duhej të nisnim të duartrokisnin, siç ndodh sot në transmetimet televizive.

Publiku romak, heterogjen, kryesisht i vrazhdë dhe i shpërqendruar, shkonte në teatër vetëm sepse hyrja ishte e lirë. Shpeshherë ai mërzitejn, ndaj në shekullin I të Erës Sonë ishin vetë autorët e shfaqjeve, ata që ua kujtonin atyre detyrën e duartrokitjeve.

“Nunc, spectatores, valete et nobis clare plaudite” (Tani, lamtumirë spektatorë, një duartrokitje e këndshme për ne”), ishte formula më e zakonshme për të mbyllur një shfaqje. Midis fundit të Republikës dhe fillimit të epokës perandorake, rëndësia e duartrokitjeve kaloinga teatri në skenën politike.

Arsyeja ishte e njëjta me atë të politikanët të sotëm:ata kishin nevojë për ndjekës. Ndaj fjalët që tha perandori August miqve të tij në shtratin e vdekjes, nuk janë të rastësishme:”Komedia mbaroi, duartrokitni!”. Ndërkohë po në Romë, kishte burra të gatshëm të duartrokisnin këdo në këmbim të parave.

Disa kompani teatrore punësuan një duzinë njerëzish të tillë, për të manipuluar reagimin e publikut, për të zgjatur duartrokitjet, apo për të fishkëllyer shfaqjet e rivalëve. Dhe si “aktorë” të mirë të politikës, të njëjtën gjë bënë edhe perandorët, për të shmangur heshtjet e sikletshme teksa kalonin midis turmës.

Neroni angazhoi mbi 5 mijë të rinj të pashëm, duke i paguar 400 mijë sesterca secilin. Detyra e tyre:të duartrokasin gjatë kohës që këndonte perandori. Për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, asnjëri prej tyre nuk mbante unaza në dorën e majtë.

Në fakt perandori romak, ishte një tip shumë kërkues, dhe nuk mjaftohej me duartrokitjetnormale. Ai donte ato që kishte dëgjuar gjatë udhëtimit për në Aleksandri të Egjiptin:”tullat”, “tjegullat” dhe “bletët”.

E para ishte një duartrokitje me pëllëmbët e hapura. Për të dytën duart përkuleshin pak a shumë sipas formës së pllakës romake. Ndërsa e treta, ishte një lloj gumëzhime e bërë me gojën mbyllur, e cila ngjante shumë me gumëzhitjen e një tufe të çmendur bletësh.

Epoka e duartrokitjeve me pagesë, u rishfaq në teatër rreth fundit të shekullit XVI. Gjatë gjithë atij shekulli, në oborret e familjeve të mëdha në epokën e Rilindjes që organizonin shfaqje private, askush nuk mund të duartrokiste kurrë më gjatë dhe më fort se sa princi ose i zoti i shtëpisë.

Por kur në Evropë filluan të shfaqen teatrot e para publike, përdorimi i claque (nga frëngjishtja duartrokitës) u kthye sërish në modë. Në përgjithësi, merita e ringjalljes së kësaj praktike të lashtë i atribuohet poetit francez Zhan Dura (1508-1588), që për premierën e dramave të tij, blinte një tufë biletash me paratë e tij për t’ua dhënë atyre që premtonin se do të duartrokisnin.

Duke filluar nga viti 1820, në Paris u shfaqën agjenci të specializuara që ofronin profesionistë të vërtetë duartrokitjesh. Kostot rriteshin sipas llojit të shërbimit, nga duartrokitjet e “kulturuara” tek ato entuziaste. Për të mbështetur këngëtarët e operës në vitin 1919 në teatrin La Scala në Milano, çmimi për duartrokitësit ishte 25 lireta (30 euro sot) për burrat dhe 15 lireta për gratë.

Sigurisht përgjatë historisë ka pasur edhe njerëz që nuk kishin nevojë të paguanin, siç ishte për shembull lideri sovjetik Stalin. Në librin e tij “Arqipelagu Gulag” shkrimtari rus Aleksandër Solzhenicin, tregon për rastin e një konferencë partiake, ku pjesëmarrësit e mirëpritën ardhjen e liderit të tyre me 10 minuta duartrokitje duke qëndruar në këmbë.

Duke e ditur reputacionin e tij të tmerrshëm, askush nuk donte të ndërpriste ovacionet. I pari që ndërpreu duartrokitjet ishte drejtori i një fabrike letre, që u ul, duke i dhënë mundësinë të tjerëve të ndiqnin shembullin e tij. Por kur takimi përfundoi, ai u arrestua. /bota.al

Tags: duatrokitje

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
E “kryqëzuan” pas batutës me Beatrix, reagon Salsano Rrapi

E "kryqëzuan" pas batutës me Beatrix, reagon Salsano Rrapi

Në prag l*fte/Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni nga Ukraina

Në prag l*fte/Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni nga Ukraina

‘Merr avokat, do i kesh ditët e vështira’,çfarë i thanë prokurorët belgë Bashës

'Merr avokat, do i kesh ditët e vështira',çfarë i thanë prokurorët belgë Bashës

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com