Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia e vërtetë e “shpëlarjes së trurit”, dhe si e formësoi ajo Amerikën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Historia e vërtetë e “shpëlarjes së trurit”, dhe si e formësoi ajo Amerikën

Gazetari Edward Hunter,  qe i pari që dha alarmin. “Taktikat e ‘shpëlarjes së trurit’ i detyrojnë kinezët të hyjnë në radhët e Partisë Komuniste”- ishte titulli i artikullit të tij në “Miami Daily News” në shtatorin e vitit 1950. Në artikullin, që më vonë u shndërrua në një libër, Hunter përshkruante se si Ushtria e Kuqe e Mao Ce Dunit, përdorte teknika të tmerrshme të vjetra për t’i kthyer kinezët në komunistë automatë dhe të pamend.

Ai e quajti këtë procesi hipnotik i “shpëlarjes së truve”. Ai kishte për qëllim të “ndryshojë rrënjësisht mendjen e një njeriu, në mënyrë që ai të bëhet një kukull e gjallë, një robot njerëzor”. Kjo nuk ishte hera e parë që frika ndaj komunizmit, dhe teoria e kontrollit të mendjes, kishte depërtuar në publikun amerikan. Në vitin 1946, Dhoma Amerikane e Tregtisë, qe aq shumë e shqetësuar me përhapjen e komunizmit, saqë propozoi largimin e liberalëve, socialistëve dhe komunistëve nga institucione si shkollat, bibliotekat, gazetat dhe televizionet.

Retorika nxitëse e Hunter, nuk pati menjëherë ndonjë ndikim të madh – deri pas 3 vitesh, në Luftën e Koresë , kur të burgosurit amerikanë të luftës, filluan të dëshmojnë për krimet e çuditshme.

Kur u rrëzua me avionin e tij mbi Kore dhe u kap rob në vitin 1952, koloneli Frank Schwable ishte zyrtari ushtarak më i lartë i rënë në duart e armikut, dhe deri në shkurtin e vitit 1953, ai dhe të burgosurit e tjerë të luftës kishin pranuar në mënyrë të rreme se kishin përdorur luftën embrion kundër koreanëve, duke hedhur çdo gjë mbi kokat e tyre nga antraksi, tek bacili i murtajës.

Publiku amerikan u trondit, dhe situata u përkeqësua kur më shumë kur 5.000 nga 7.200 të burgosurit e luftës nënshkruan një peticion të përbashkët, ku i kërkonin qeverisë së SHBA t’i jepte fund luftës.

Goditja përfundimtare erdhi kur 21 ushtarë amerikanë nuk pranuan riatdhesimin. Papritmas kërcënimi i ndërrimit të pikëpamjeve ishte shumë e vërtetë, dhe ai ndjehej kudo. Ushtria amerikane i mohoi akuzat e bëra nga “rrëfimet” e ushtarëve, por nuk mundi të shpjegonte se si ata kishin qenë të detyruar t’i bënin ato.

Si mund të shpjegohej sjellja e ushtarëve, përveçse me ndryshimin e dhunshëm të pikëpamjeve? Ideja e kontrollit të mendjes lulëzoi në kulturën pop, me filma si “Kandidati Mançurian”, që flet për një person, mendja e të cilit ishte ‘shpërlarë’, dhe kontrollohej nga forcat e jashtme.

Drejtori i FBI, J. Edgar Hoover, iu referua vazhdimisht kontrollit të mendjes në librin e tij “Mjeshtërit e mashtrimit:Historia e komunizmit në Amerikë dhe si të luftohet ai”. Nga viti 1980 edhe Shoqata Amerikane e Psikiatërve, shprehu besimin tek kjo teori.

A kishin arritur komunistët kinezë dhe sovjetikë, të zbulonin vërtetë një makineri apo metodë për të rishkruar mendjet e njerëzve, dhe zënë vendin e vullnetit të tyre të lirë?

Përgjigja e shkurtër është jo, por kjo nuk e pengoi SHBA-në në derdhjen e burimeve të mëdha financiare për luftimin e këtij fenomeni. Robert Jay Lifton, një prej psikiatërve që punuan me veteranët, dhe më vonë studioi mjekët që ndihmuan krimet naziste të luftës, listoi 8 kritere për reformimin e të menduarit (termi për ndërrimin e pikëpamjeve, të përdorur nga qeveria komuniste Mao Cen Dunit).

Ata përfshinin gjëra të tilla si “kontrollin e mjedisit” (që kishte pushtet absolut mbi mjedisin social të individit) dhe “rrëfimin” (në të cilin individët janë të detyruar të pranojnë krimet e tyre në mënyrë të përsëritur, edhe nëse ato nuk janë të vërteta). Për ushtarët amerikanë të bllokuar në kampet e burgjeve koreane, ndryshimi i pikëpamjeve nënkuptonte ‘shpëlarjen e truve’, pra qëndrimin e detyruar në këmbë, privimin nga ushqimi dhe gjumi, izolimin, dhe ekspozimin e përsëritur ndaj propagandës komuniste.

“Kishte një shqetësim nga ana e ushtrisë amerikane, mbi atë që kishte ndodhur në të vërtetë  me ushtarët e burgosur, dhe nëse këta të fundit qenë manipuluar për të qenë “Kandidatë Mançurianë”- thotë Marcia Holmes, historiane e shkencës në Universitetin e Londrës. “Ata nuk qenë agjentë të fjetur, por thjesht njerëz shumë të traumatizuar”.

Fillimi i viteve 1950, shënoi nisjen e studimeve të ushtrisë mbi torturat psikologjike, dhe në vend të përfundimit të rehabilitimit të nevojshëm të ushtarëve amerikanë të rikthyer nga Koreja, drejtuesit e ushtrisë arritën në një përfundim edhe më ogurzi:ata burra ishin thjesht qenie të dobëta. “Ata u bënë më pak të interesuar mbi fantazinë e ‘shpëlarjes së truve’, dhe më shumë tek ajo se pse njerëzit tanë nuk mundnin t’u rezistonin torturave”- thotë Holmes.

Kjo i hapi rrugë programit SERE (Mbijetesë, Arratisje dhe Rezistencë), që synonte të përgatiste njerëzit kundër përpjekjeve të ardhshme në tortura psikologjike, duke përdorur teknika të njëjta të torturës gjatë trajnimit të tyre.

Frika e një arme të kontrollit të mendjes në duart e kundërshtarëve, e detyroi edhe drejtorin e CIA-s, Allen Dulles, të autorizojë një seri eksperimentesh psikologjike duke përdorur droga haluçinogjene si LSD-ja, dhe manipulimin biologjik (si lënia pa gjumë) për të parë nëse ishte i mundur ndryshimi i pikëpamjeve politike.

Rezultatet e studimit, mund të përdoreshin pastaj si në programet mbrojtëse ashtu edhe sulmuese kundër Bashkimit Sovjetik. Projekti MK-ULTRA, filloi në vitin 1953 dhe vazhdoi në forma të ndryshme për më shumë se 10 vjet. Kur shpërtheu skandali Uotergejt, CIA nga frika e zbulimit shkatërroi pjesën më të madhe të provave të këtij programi.

Gjithsesi, rreth 20 mijë dokumente u gjetën me anë të vënies në lëvizje të Aktit për Lirinë e Informacionit në vitin 1977, në kuadër të një hetimi të Senatit Amerikan ndaj projektit MK-ULTRA. Dosjet zbuluan eksperimentet me testimin e drogave të ndryshme, privimin ndijor, hipnozës dhe elektroshokut mbi cilindo, nga operativët e agjencisë tek prostitutat, duke përdorur  në eksperimente edhe qindra narkomanë dhe të burgosur, shpesh pa pëlqimin e tyre.

Pavarësisht se MK-ULTRA shkeli çdo normë etike për eksperimentet me njerëzit, trashëgimia e tyre vazhdoi të jetojë në politikën amerikane. Të njëjtat metoda u përdorën për të trajnuar ushtarët amerikanë, që i vunë ato në zbatim për nxjerrjen e informacionit nga personat e dyshuar si terroristë në Abu Ghraib, Irak dhe Guantanamo.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: amerikene vertetformesoihistoriashperlarjestrurit

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Studimet në Universitetin e Tiranës, regjistrohen 41% e studentëve

Studimet në Universitetin e Tiranës, regjistrohen 41% e studentëve

Shtypi i ditës, 3 shtator 2017

Shtypi i ditës, 3 shtator 2017

Shtypi nga bota, 3 shtator 2017

Shtypi nga bota, 3 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com