Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

“Historia e muzikës shqiptare”, një botim i artistit Nestor Kraja

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
“Historia e muzikës shqiptare”, një botim i artistit Nestor Kraja

Në prani të pedagogëve, studentëve, muzikantëve, artistëve të njohur, drejtues të shoqatave të ndryshme që lëvrojnë artin muzikor, ish-studentëve të Fakultetit të Muzikës, është përuruar ditën e enjte, më 31 mars, “Historia e muzikës shqiptare” i kompozitorit dhe Prof. As. Nestor Kraja.

Ky aktivitet erdhi në një kohë kur Fakulteti i Muzikës është duke mbajtur një sërë aktivitetesh.

Në ceremoninë e organizuar në sallën “Ibrahim Madhi” në Universitetin e Arteve morën fjalën dhe nderuan punën e autorit emra të njohur të këtij Fakulteti si: pedagogu dhe violinisti Lorenc Radovani, kompozitori dhe pedagogu Aulon Naçi të cilët u përqëndruan në analizën e kësaj pune disa vjeçare.

Dekan i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve Prof. Dr. Isak Shehu, në fjalën e tij përshëndeti autorin dhe tregoi edhe njëherë mbështetjen që botimet e kësaj natyre të vijojnë dhe të jenë kontribuese për studentët dhe më gjerë.

Në fjalën e tij, autori Kraja shprehu falenderimin për të pranishmit dhe tha se ky botim erdhi pas një kohe pandemie, kur po flitet për luftë dhe për një aktualitet të vështirë  ekonomiko-politik, e shoqëror si një gur në zhvillimet muzikore të vendit që me siguri do bëhet më i madh e do të pasohet nga kontribues të tjerë.

“Historia e muzikës shqiptare” është kontribut i punës disa vjeçare të  Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë, pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale të saj deri në ditët tona. Përmes informacioneve, analizave, referencave të studiuesve të shquar të lëndës, arritjeve dhe vlerësimeve mbi muzikën artistike shqiptare të periudhave të para Luftës së Dytë Botërore, të periudhës së socializmit dhe të dekadave të fundit të demokracisë, libri është një trajtim krejtësisht i rinovuar i dijeve tona historike muzikore.

Në këtë botim paraqiten në mënyrë shteruese studimet më esenciale dhe shkencore të muzikologjisë sonë aktuale, përgjatë periudhave të zhvillimeve muzikore në Rilindje, në periudhën e Pavarësisë dhe të Mbretit Zog, të periudhave të epokës socialiste si dhe të zhvillimeve të fundit të dekadave të demokracisë.

Përmes përjetimeve personale, dokumentacionit të pasur dhe shumë analizave të hollësishme muzikore, në këtë libër botohen për herë të parë informacione, konstatime, ngjarje, arritje, portrete dhe vlerësime mbi muzikën e pas viteve ’90. Libri është pajisur nga autori me portretet më të shquara të kompozitorëve tanë, si dhe me disa rubrika shtesë mbi muzikologjinë tonë, etnomuzikologjinë apo historinë e institucioneve kryesore në vend. Gjithashtu përmes një bibliografie të gjerë përmendet edhe një listë e gjatë e veprave të shqyrtuara. Ky material është ballafaquar dhe kolauduar paraprakisht me trupën akademike të Fakultetit të Arteve, përmes botimit online në faqen e Universitetit, duke pasuruar e mprehur edhe më tej konkluzionet, faktet dhe analizat përbërëse të tij.

Boshllëku prej 40 vitesh e një historie të plotë të muzikës shqiptare, duket se ka angazhuar profesorin Nestor Kraja të shkruajë një studim shkencor në këtë drejtim. “Kjo mungesë kishte filluar të rëndohej në mendjen tonë.

Ka pasur trajtime politike të shumta, ujëra të cilat duhet të hiqeshin. Gjërat duhet të trajtoheshin direkt ashtu siç ishin në të vërtetë, pa asnjë lloj trajtimi politik”, ka thënë ai për mediat.

Kryesisht një histori e cila i vjen në ndihmë vetë studentëve për të njohur të shkuarën, e për të ndërtuar një muzikë më të mirë në të ardhmen. “Brezat e rinj të instrumentistëve duhet të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë vlere ka pasur historia e muzikës shqiptare, dhe të mundohen ta shtyjnë atë më përpara”, tha profesori.

Tags: Historia e muzikës shqiptareNestor Kraja

TË LIDHURA

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kultura

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Si lind një diktator? Ja çfarë na mëson historia

Alqi Bllako vetëdorëzohet në polici

Gjykata merr vendimin për Alqi Bllakon

Krifca në UBT mbi standardet e sigurisë ushqimore në Shqipëri

Krifca në UBT mbi standardet e sigurisë ushqimore në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com