Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historia e derbit të Milanos nisi 110 vite më parë: Në tren me bukë dhe sallam

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Historia e derbit të Milanos nisi 110 vite më parë: Në tren me bukë dhe sallam

“Romanca Madhështore e Derbit” mbush sot 110 vite dhe, për të gjykuar pritshmëritë për ndeshjen e së dielës, të ndihmon të kujtosh se si ishte derbi i parë. Gazzetta dello Sport rikthehet mbrapa në kohë, duke na sjellë ndërmend datën 17 Tetor 1908, dite kur u zhvillua ndeshja e parë midis dy ekipeve të një qyteti, midis Milan-it dhe Inter-it.

Ndeshja u zhvillua në Chiasso, në Zvicër, e vlefshme për Kupën Chiasso, në të cilën merrnin pjesë katër ekipe zvicerane, Chiasso, Ausonia, Lugano dhe Bellinzona.

Në tren, skuadrat udhëtojnë përballa njëra-tjetrës, duke gatuar edhe mëngjesin tipik bukë me sallam. Të gjithë së bashku. “Sapo arrijnë ne Chiasso lojtarët nisen drejt hotelit, që do të akomodohen prej disa ditësh” – shkruan Gazzetta.

“Në mëngjes të ditës së dielës është programuar të luhen ndeshjet kualifikuese, ndërsa pasdite do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja. Milan-i mposht Bellinzona-n, Inter-i nxjerr jashtë kompeticionit Ausonia-n, ndërsa Chiasso likuidon Lugano-n”.

Tashmë është mesditë, dhe koha për të ngrënë mbas ndeshjeve të para, lojtarët do të shkojnë të hanë tek “Grotta della Giovannina”.

“Ndërkohë, organizuesit e turneut bien dakord që të hedhin një short: ka kohë për të bërë vetëm një gjysmëfinale dhe më pas finalen. Ndeshja e parë që do të zhvillohet është Milan-i kundër Chiasso-s (ku fiton me rezultatin 2-0) dhe zikaltrit që tresin dreken dhe bëhen gati për finalen”.

Në pasditen e parë, nën urdhërat e arbitrit Bollinger te Bellinzona-s, Internazionale dhe Milan zbresin në fushë për të luajtur finalen e trofeut.

Milani luan me: Radice, Glaser, Sala, Bianchi, Steltzer, Meschia, Lana, Madler, Forlano, Laich, Colombo.

Interi përgjigjet me: Campelli, Fonte, Zoller, Yenni, Fossati, Stebler, Capra, Peyer, Peterly, Aebi, Schuler.

Njeriu simbol për kuqezinjtë është Pierino Lana, 20 vjeç, mesfushor me karakteristika optimale teknike. E thërrisnin “këmbësori”, sepse ishte i shkurtër, por çfarë atij i mungonte në gjatësi, e rikuperonte me shpejtësi, shkathtësi dhe dinakëri.

Zikaltrit i besojnë klasit të Virgilio Fossatit, mediano, kapiten dhe trajner: një qenie gjithçkabërëse. Për ti dhënë ndihmë në fushë është edhe Ermanno Aebi, 16 vjeç, mesfushor, i biri i një mamaje italiane dhe babai zviceran. Internazionale është një skuadër e mbushur me të huaj, dhe kështu e nderon emrin e ekipit.

“Por Milan-i është më i fortë dhe kjo kuptohet në ndeshjet e para. Ne fillim Lana më pas Forlano fiksojnë rezultatin 2-0 ne fund te pjesës së parë (që ishte 25 minuta sipas rregullave të turneut). Ne pjesën e dytë (gjithmonë 25 minuta), Inter-i ngushton rezultatin me Payer, por nuk arrin të marrë barazimin. Mbaron 2-1 për “il Diavolo“.

Kuqezinjtë festojnë dhe marrin trofeun në shtëpi. 2 000 spektatorë (tifozë) duartrokasin, dhe janë entuziast për lojën madhështore. Organizatorët mbyllin ciklin e shpërndarjes së premiove, kryejnë llogaritë: kanë bërë 400 franga zvicerane, që në ditët e sotme janë shumë pak.

“Djemtë e Milan-it dhe Inter-it vrapojnë drejt stacionit për të kapur trenin: duhet të kthehen sa më shpejt në Milano, nesër është e hënë, ka nga ata që duhet të jenë në punë, ka nga ata që nuk mund të mungojnë në apelin në shkollë. Futbolli është i bukur, por nuk të siguron akoma jetesën”./TIRANA TODAY/

Tags: 110 vitebukederbithistoriaMilanosnisiparësallamtren

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

20:06 | 04/04/2026
Next Post
“Kanabisi dhe drejtësia do të vrasin Edi Ramën”

“Kanabisi dhe drejtësia do të vrasin Edi Ramën”

De Biasi “ngre në qiell” dy lojtarët e kombëtares shqiptare

Strakosha njëlloj si Mbappe. Ja klasifikimi i yjeve te rinj

Gazetarët ultimatum politikanëve, kujtojnë thënien e famshme

Gazetarët ultimatum politikanëve, kujtojnë thënien e famshme







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com