Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Histori të tmerrshme nga ishujt më misteriozë të botës

Izolimi e bën një ishull vendin e përkryer për ndodhjen e gjërave të këqija. Nga kanibalizmi, kampet e tmerrshme sovjetike të përqendrimit, deri tek testet me armë biologjike, disa ishuj nuk kanë përjetuar asgjë më pak sesa ferrin.

Ishulli Tiburon

Tiburon është ishulli më i madh në Meksikë. Një copë tokë e nxehtë, e thatë, plot me kafshë helmuese, dhe shtëpia e një komuniteti indigjenësh vendas të quajtur Seri, të cilët janë etiketuar prej kohësh si kanibalë. Për këtë ishull, rrëfehen histori të shumta me thesare dhe metale të çmuara. Eksploratori amerikan nga Arizona, Tom Grindell, kreu udhëtimin e tij të parë në këtë ishull në vitin 1903.

Pas një inspektimi të shkurtër në skaje, ai u rikthye në ishull dy vjet më vonë së bashku me 3 njerëz të tjerë. Pasi u përgatitën me të gjitha pajisjet e nevojshme për të kërkuar ar, ata u nisën në 10 qershor 1905, duke premtuar se do të riktheheshin e shumta në fundin e muajit korrik. Por në fakt, nuk u kthyen më kurrë.

Vëllai i Grindell, Edward, zbarkoi në ishull në muajin shtator për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me grupin e drejtuar nga Tom.

Kur arriti në qytet, dëgjoi fjalë nga një grup i vogël gjuetarësh, se një grup amerikanësh ishin vrarë në ishull. Ata ishin kapur dhe copëtuar gradualisht nga njerëzit e komunitetit Seri, dhe madje ishin ngrënë prej tyre.

Pas një kërkimi intensiv ai gjeti eshtra duarsh që mund t’i përkisnin minatorëve të tjerë amerikanë që kishin shkuar në ishull, dhe në fund edhe gjurmë të të vëllait të tij, një mushkë e ngordhur, një armë, dhe madje edhe librin e Tom, por asnjë trup.

Mbetjet e Tom Grindell u gjetën dy vjet më vonë – asgjë më shumë sesa një grumbull eshtrash, të identifikuara falë letrave të shkruara me dorë që u gjendën aty pranë.

Gjysmë shekulli më vonë, një ekspeditë miqësore u dërgua në ishull, me qëllim njohjen e këtyre njerëzve që supozohej se ishin të egër. Vizitorët gjetën një fis të sjellshëm, që ishte i etur të ndante mënyrën e tyre të jetesës me vizitorët, për të cilët nuk mendonin se ishin kërcënues.

Kur u pyetën nëse thashethemet mbi kanibalizmin e tyre qenë të vërteta, përgjigja ishte “Epo, nuk mund të kishim diçka më të shijshme!”. Ata vazhduan të sqaronin se qeveria meksikane, u kishte vendosur kufizime mbi aktivitetin e tyre kanibalist, duke i kërcënuar me vdekje në rast se në të ardhmen do të zhdukej në mënyrë misterioze qoftë edhe një vizitor i vetëm.

Testimet me antraks në ishullin Gruinard

Në 1942, qeveria britanike filloi të eksperimentonte përdorimin e antraksit. Vendi që u përzgjodh ishte ishulli Gruinard, vetëm disa qindra metra larg brigjeve të Skocisë.

Ishulli banohej nga pak njerëz në një qytezë të vogël dhe të bukur në fundin e viteve 1800. Teksa shumica e banorëve qenë larguar kryesisht gjatë viteve 1930, në ishull u çua një tufë e vogël prej rreth 60 delesh, dhe pastaj mbi të u hodh një bombë që përmbante antraks.

Disa bomba të tjera u hodhën në ishull në vitet 1942-1943. Delet sigurisht që ngordhën, dhe asokohe askush nuk po protestonte. Në fund të fundit, gjithçka qe pjesë e luftës kundër Gjermanisë.

Por problemet e vërteta erdhën më pas. Në vitin 1945, pronari i ishullit Gruinard kërkoi kthimin e tij, por Ministria e Furnizimit, e quajti ishullin të papërshtatshëm për banimin e njerëzve apo të kafshëve.

Megjithatë u vendos që pronari – ose përfituesit e tij- të merrnin paraprakisht përsipër dezimfektimin e ishullit që kushtonte rreth 500 paund. Problemet u shtuan kur kafshët e infektuara nga antraksi filluan të pushtonin territorin e Skocisë, duke infektuar mijëra kafshë të tjera.

Qeveria britanike nuk u tregoi asnjëherë banorëve se çfarë ishte duke bërë. Pas disa vitesh, vetë qeveria arriti të pastronte ishullin nga antraksi. Mjerisht, sapo u deklarua që ishulli ishte sërish i sigurtë për t’u banuar, pati një propozim tjetër mizor që e shndërroi atë në një depo të mbetjeve bërthamore.

Gulagët e ishullit Solovki

Gjatë shekujve XV-XVI, ishulli i Solovkit, banohej kryesisht nga murgjit që regjistronin jetën e tyre të përditshme, ku merreshin kryesisht me prodhimin e kripës dhe prerjes së druve për zjarr. Nuk dihet nëse murgjit, ishin në fakt kolonët e parë apo të vetëm të ishullit. Gradualisht, ishulli u shndërrua në një koloni ndëshkimore, dhe me pas në një gulag sovjetik.

Njerëzit e parë që u internuan aty ishin dënuar për krime si tradhtia, blasfemia, vjedhja dhe vagabondazhi. Të burgosurit mbaheshin në godinat ku dikur ishte manastiri, dhe murgjit që jetonin në ishull u detyruan në një moment të bëhen gardianët e burguy. Më shumë se 400 të burgosur u dërguan në ishull nga Ivani i Tmerrshëm.

Më vonë, burgu u shndërrua në një kamp përqendrimi, duke strehuar ata që konsideroheshin si problematikë gjatë Luftës Civile në Rusi. Në vitin 1923, Solovki u bë i njohur si një kamp i Destinacionit Special.

Po atë vit nisën ekzekutimet masive ushtarake, dhe më shumë se 2.000 njerëz u vranë në ishull vetëm në vitin 1937. Të burgosurit përshkruanin kushtet e tmerrshme – rojet që përdorin grepat e peshkimit për të tërhequr kufomat e vdekura në kamp, ndërsa të burgosurit që përlesheshin me ta për t’i mbajtur trupat në kamp për të shuar urinë.

 Ishulli, Sorok, kolonia e lebrozëve në Korenë e Jugut

Park Sun-ji qe duke punuar në fermën e tij, kur autoritetet e kapën dhe e hipën në një anije që shkonte në ishullin famëkeq Sorok. Detyra e tij e parë kur zbarkoi atje, ishte të pastronte sallën e operacionit, e cila ishte zakonisht e mbuluar me gjak. Ai ishte raportuar tek autoritetet japoneze si një lebroz, dhe qe një nga shumë personat e internuar në ishullin që gjendet në bregun jugor të Koresë.

Ishulli Sorok, ka qenë një koloni e lebrozëve për më shumë se 100 vjet, fillimisht e drejtuar nga japonezët. Situata nuk u përmirësua kur kontrolli kaloi në duart e Koresë së Jugut. Ata që internoheshin, qenë më pak pacientë dhe më shumë të burgosur, të detyruar të kryenin për ditë të gjata punë fizike të prapambetura, dhe i nënshtroheshin rrahjeve nëse nuk punonin siç u kërkohej. 

Disa u lanë të pa mjekuar, pasi mjekët donin të studionin progresin natyror të sëmundjes. Të tjerët u sterilizuan, dhe ata që u lejuan të martoheshin dhe të kishin fëmijë u detyruan t’i braktisnin fëmijët, dhe t’i dërgonin në kontinent para se të arrinin moshën shkollore. Grave që nuk u miratohej shtatzënia, u detyruan të abortonin.

Ishulli ishte nën kontrollin e një numri rojesh. Ndonjë mund të dallohej për mirësinë e tij, por ky qe më shumë një përjashtim sesa një rregull. Sot një urë lidh ishullin me tokën, por ekziston ende një stigmë sociale lidhur me ata që jetojnë atje. Edhe pse njerëzit janë shëruar nga lebra, shumë prej tyre mbeten ende të shpërfytyruar nga efektet e sëmundjes dhe vitet e gjata të neglizhencës nga ana e mjekëve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: historiishujtmisteriozete boteste tmerrshme

TË LIDHURA

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi
Showbizz

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi

10:07 | 25/08/2025
Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor
Kuriozitete

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:56 | 25/08/2025
Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Next Post
Erdogan i nxin jetën Macronit, e telefonon çdo 10 dhjetë ditë

Erdogan i nxin jetën Macronit, e telefonon çdo 10 dhjetë ditë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Kisha Katolike nis ritualin e lutjeve

Dita e Bajramit, ja si e festojnë myslimanët nëpër botë

Dita e Bajramit, ja si e festojnë myslimanët nëpër botë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën
Kosovo

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

by mirseda
10:22 | 26/08/2025
0

Ura e Ibrit në Mitrovicën e Veriut është hapur për qarkullim, duke shënuar një moment të rëndësishëm...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza nga një sulm izraelit

09:30 | 26/08/2025
Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

09:03 | 26/08/2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

22:45 | 25/08/2025
Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com