Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Histori/ Si lindi mania e dhënies së autografëve

5 vjet ago
in Të Gjitha
Histori/ Si lindi mania e dhënies së autografëve

Në vitin 1902, ilustratori britanik Henri Furnis shkroi një artikull në “Strand Magazine” që niste me pyetjen: “A ka ndonjë vaksinë për të shëruat ethet e autografeve?”. Po atë vit, avokati nga Nju Jorku Adrian Xholan botoi një libër me titull “Refleksionet e një koleksionisti autografesh”, në të cilin ndër të tjera shkroi:“Askush nuk do të jetë më aq i dashur me këlyshët e mi sa unë”, duke iu referuar koleksionit të tij të autografeve.

Dy vjet më parë në “Wisconsin Weekly Advocate”, një koleksionist nga Nju Orlinsi kishte shkruar se në një “gjueti autografësh, qëllimi gjithmonë justifikon mjetet, pa marrë parasysh sa të ulëta janë këto të fundit”.

Këto janë vetëm disa shembuj të fanatizmit të madh mbi autografët që u përhap në Angli dhe Shtetet e Bashkuara në fundin e shekujve XIX dhe në fillim të shekullit XX. Fanatikët e asaj epoke ishin jo vetëm të fiksuar pas firmave dhe dorëshkrimeve të njerëzve të famshëm, një zakon ky i shpeshtë të paktën deri në ardhjen e selfieve, por edhe ato të miqve dhe të afërmve të tyre, sepse të pasurit e një koleksion firmash ishte bërë për disa arsye një simboli i statusit social.

Në fakt interesi për autografët nuk lindi në shekullin XIX, por ka një origjinë më të lashtë. Ne e dimë që grekët e lashtë i konsideronin me shumë vlerë firmat e intelektualëve si Aristoteli, që pas vdekjes së tij ia la tekstet trashëgimtarit të tij Teofratit, i cili i mbajti me kujdes para se t’ia kalonte me radhë Neleos, një dishepulli të filozofit të famshëm.

Shembuj të interesit të madh për dorëshkrimet e autografuara gjenden edhe midis romakëve të lashtë. Figura të rëndësishme si perandori Hadrian dhe filozofi dhe oratori Ciceron, kishin një koleksion të madh prej tyre.

Në kohërat e mëvonshme, vëmendja ndaj autografëve mbeti e njëjtësi në Mesjetë po ashtu edhe në shekujt që pasuan. Shkrimi i dorës, ishte mjeti i vetëm përmes së cilit mund t’i kalohej kultura brezave të ardhshëm, dhe vlera e tij ishte për të gjithë e qartë.

Në shekullin XVI, formati i albumit ‘amicorum’, një lloj libri në të cilin njerëzit mblidhnin firmat e miqve dhe të njohurve, filloi që të përhapej veçanërisht në mesin e fisnikërisë së vogël evropiane, sidomos asaj gjermane.

Synimi ishte që të kishte një mjet që të mund të dëshmonte rrjetin e të njohurve, pasi firmat kërkoheshin kryesisht nga të shquar, artistë dhe aristokratë të tjerë. Një shembull i famshëm është ai i Jakob Hejblok, poet holandez, që arriti ta bindë Rembrandin t‘i bënte një vizatim në albumin e tij ‘amicorum’.

Gjatë shekullit XVIII, mbledhja e dorëshkrimeve dhe nënshkrimeve të shkruara me dorë të njerëzve të famshëm që jetonin në atë kohë apo edhe në të kaluarën, u bë për shumë njerëz një lloj hobi që kishte një qëllim të dyfishtë:të ruante vlerën dokumentare të dorëshkrimit, dhe në të njëjtën kohë të ngrinte statusin shoqëror të dikujt.

Duke filluar nga shekulli XIX, filloi të krijohej një treg i vërtetë për dorëshkrimet dhe në veçanti për autografet. Por vetëm në fund të atij shekulli, nisi të flitej për këtë fenomen në termat e “patologjisë” dhe fanatizmit. Arsyet që kontribuan në këtë mani ishin të ndryshme.

Nga njëra anë, shkrimit të dorës i jepej një rëndësi e madhe në bazë të disiplinave të reja që tani konsiderohen pseudoshkencore, siç është grafologjia, e cila supozon se përcakton karakterin e një personi (dhe tendencat e mundshme kriminale) thjesht duke analizuar shkrimin e tyre të dorës.

Nga ana tjetër, epërsia e dokumenteve autografike u sfidua nga makina e shkrimit dhe telegrafi, shpikje që po fitonin terren pikërisht në atë periudhë. Si një lloj reagimi ndaj këtyre risive teknologjike, koleksionistët e shekullit XIX ishin disi të magjepsur – dhe shpesh të fiksuar – me një formë komunikimi më autentike dhe intime siç është ajo e shkrimit të dorës.

Sa për të dhënë një shembull të dimensionit të këtij fenomeni, aktivistja e të drejtave të grave Laura Ormiston Shant kreu në vitin 1890 një turne 4-mujor në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilit ajo mbajti fjalime në qytete të ndryshme duke folur, ndër të tjera foli për një çështje që ishte shumë e rëndësishme për të:heqjen dorë nga konsumi i alkoolit.

Gjatë 4 muajve, ajo mori më shumë se 1.300 kërkesa për autografe. Një shembull tjetër është ai i shkrimtarit të famshëm irlandez, Oskar Uajld. Gjatë një udhëtimi po në Shtetet e Bashkuara, ai u detyrua të punësonte3 ndihmës, mes të cilëve njërin për të nënshkruar autografet.

Fiksimi pas autografëve në Mbretërinë e Bashkuar, u zhvillua si pasojë e kultit për gjërat e vjetra të epokave të kaluara, që ishte shumë popullor në epokën Viktoriane. Vetë Mbretëresha Viktoria koleksiononte në një bllok nënshkrimet e të afërmve dhe të njohurve të saj.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, dominonte zakoni i nënshkrimit të disa objekteve të pazakonta për kohën tonë, sikurse ishte një targë me një hapësirë ​​për 50 firma. Mbulesa tavoline prej liri, jorganë, unaza me vulë (mbi të cilat ishte gdhendur autografi) dhe rrobat, ishin gjithashtu të mbushura me nënshkrime.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/04/18/storia-fanatismo-autografi/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: autografhistori

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
A mund të shkaktojë vërtet dhimbje koke moti i keq?

A mund të shkaktojë vërtet dhimbje koke moti i keq?

”Do të jesh drejtoreshë”/ Zyrtari i FRD-së premton vend pune pas zgjedhjeve

''Do të jesh drejtoreshë''/ Zyrtari i FRD-së premton vend pune pas zgjedhjeve

Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd

Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com