Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Histori shqiptare/ I tha se do i largonte magjitë nga shtëpia, 25-vjeçari e vodhi deri në qindarkën e fundit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Histori shqiptare/ I tha se do i largonte magjitë nga shtëpia, 25-vjeçari e vodhi deri në qindarkën e fundit

Njerëzit çdo ditë e më shumë po mashtrohen nga të panjohur, por edhe nga familjarë, të cilët u marrin shuma monetare kundrejt ndihmës që do u japin për të larguar magjitë. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një shtetasi në Tiranë, i cili është mashtruar nga familjari i tij, por ky i  fundit nuk ia ka hedhur dot ndërsa tashmë është dënuar me 6 muaj burg.

Një 25-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burg, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë të afërmit të tij një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë. Ky rast ka ndodhur vitin e kaluar në Tiranë, ndërsa vendimi është marrë së fundmi. Largimi i magjisë duhej të paguhej, ndaj një 25-vjeçar për një fare kohe ka ditur që vejë në lojë familjarët e tij, të cilët e besuan verbërisht.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që disponohet nga “Panorama”, viktima K.H., ka kallëzuar se përmes mashtrimit, djali i dajës së bashkëshortes E.M. i ka marrë një shumë prej 25 mijë lekësh të reja dhe sende me vlerë 60 mijë lekë, me pretendimin se donte të largonte “magjitë në shtëpinë e tij”.

Historia nis në fillim të janarit 2017, kur K.H. është telefonuar nga E.M., i cili i ka kërkuar 40 mijë lekë, pasi i nevojiteshin për vajzën e shtruar në QSUT. K.H ka shkuar vetë atje dhe i ka dhënë shumën prej 40 mijë lekësh të pandehurit, i cili i ka premtuar se do t’ia kthente brenda shkurtit.

Më tej, ai i ka thënë viktimës se kishte probleme edhe me bashkëshorten, që kishte dështuar dhe se për këtë problem kishte folur me një hoxhë, i cili luftonte magjitë. Për këtë ai i ka kërkuar viktimës disa sende me vlerë, që do t’i përdorte si “nishane” për të larguar magjitë.

Disa ditë më vonë, viktima është telefonuar nga një person, i cili është prezantuar si hoxha dhe i ka kërkuar t’i dërgojë sendet me vlerë, që do t’ia kthente pas disa ditësh. K.H. i ka dërguar sendet me vlerë dhe një sasi parash përmes një shoferi linje në Zall-Bastar”. Pasi ka pritur deri të premten, atij nuk i janë kthyer më sendet me vlerë.

Në këto kushte, ai ka telefonuar shoferin e linjës, i cili i ka thënë se sendet me vlerë dhe paratë që ka dorëzuar në Zall-Bastar nuk i ka marrë asnjë hoxhë, por një djalë i ri, i cili i kishte thënë se ishte dërguar nga vetë hoxha.

Po atë ditë, viktima është telefonuar nga një numër tjetër, i cili është prezantuar si i dërguar nga hoxha dhe i ka kërkuar edhe 12,500 lekë të tjera, që i duheshin për arsye personale, pasi kishte shtruar të atin në spital. Viktima të nesërmen ia ka dërguar shumën e kërkuar personit, përmes një shoferi tjetër në Zall-Bastar.

Pasi kanë kaluar disa ditë, viktima ka gjetur dhe kontaktuar hoxhën, që i ka përmendur i afërmi dhe ai i ka thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të këtyre fakteve dhe se emri i tij ishte përdorur. Në këtë mënyrë, viktima i është drejtuar më pas Komisariatit të Policisë, ku ka kallëzuar të afërmin e tij për mashtrim. (Burimi:Panorama)

 

Tags: “Magjia”Gjykata e Tiranësi afermi

TË LIDHURA

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira
Aktualitet

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK
Politikë

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Politikë

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Next Post
Këngëtari i njohur shokon fansat: E pranoj, vuaj nga një sëmundje mendore

Këngëtari i njohur shokon fansat: E pranoj, vuaj nga një sëmundje mendore

Video/Politikani i njohur zviceran bën shqiponjën

Video/Politikani i njohur zviceran bën shqiponjën

Trondit Gena, ja sa paguhet ai për një koncert

Trondit Gena, ja sa paguhet ai për një koncert







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com