Dy tregtarë janë ndaluar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për kontrabandë e fshehje të ardhurash.
Në kuadër të finalizimit të operacionit koduar “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë, u bë arrestimi i shtetasit N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim S.B.
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua; 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza, 77.000 kuti, 750 paketa, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.