Të hënën studentët kanë paralajmëruar për një protestë masive, duke bojkotuar mësimin në fakultete. Ata do të protestojnë para Kryeministrisë, për të kërkuar shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe aktori Neritan Liçaj, i cili ka postuar agjendën e protestës së studentëve. Ai paralajmëron kryeministrin Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, duke i kujtuar se i ka ardhur ora e fundit.