Një 39-vjeçar ka humbur jetën sot në Himarë, pasi ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur më një shtyllë që gjendej anës rrugës.
Shtetasi K.Sh., banues në Tiranë po udhëtonte me motor tip “Hamer” me targë TR 440 H, njofton policia.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.