Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Heynckes: Ishte qeni im që më bindi të kthehem

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Heynckes: Ishte qeni im që më bindi të kthehem

Jupp Heynckes rikthehet sërish në drejtimin e Bayern Munich. Herën e fundit që ai drejtonte bavarezët i ngriti në majën e futbollit europian, duke fituar çdo trofe të mundshëm. Tashmë kthehet sërish kur Bayern është në moment të vështira dhe ai beson se do ti kthejë në rrugën e duhur. Në një intervistë për mediat gjermane 72-vjeçari tregon se ishte qeni i tij që e bindi të kthehej pas 4 vitesh.

Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë shtyrë të riktheheni për të katërtën herë te Bajerni?

Ka patur disa arsye: Kam një miqësi të madhe me presidentin Uli Hënes si dhe kontakte mjaft të mira me KarlHainz Rumenigen. Dua të përfitoj nga rasti për të falënderuar klubin për këtë rikthim. Bajerni ka qenë një nga klubet më të suksesshme të karrierës sime, ndaj u kam hyrë bisedimeve për të parë se ç’mund të bëj në drejtimin e kësaj skuadre. Nga ana tjetër, kam biseduar edhe me familjen time për këtë rikthim. Gjatë momenteve që kemi qenë duke biseduar me vajzën dhe bashkëshorten time, ato nuk po përgjigjeshin, Kando, qeni im ka lehur dy herë. Aty kuptova që duhet të rikthehem.

Si është pritur lajmi që do të riktheheni te Bajern?

Kam patur mjaft mesazhe që më kanë ardhur nga lojtarë të ekipeve që kam stërvitur si Reali, Tenerifa. Më kanë prekur shumë këto mesazhe. Madje edhe Klaudio Picaro më ka shkruar e më uroi për rikthimin.
Hejnkes-470x299

A i keni humbur kontaktet me futbollin gjatë këtyre katër viteve?

Kam parë të gjitha zhvillimet e fundit në futbollin spanjoll, anglez dhe atë gjerman. Në Bundesligë më ka bërë përshtypje zhvillimi i klubit të Hofenhaimit drejt Ligës së Europës.

Zoti Hajnkes, ç’do të bëni fillimisht te skuadra bavareze?

Së pari më duhet të analizoj të gjithë situatën. Shumë lojtarë kanë mbetur në dhomat e zhveshjes. Jam një njeri, i cili komunikoj me të gjithë lojtarët dhe t’i bind për nevojën që kanë për njëri-tjetrin. Tani duhet të fokusohemi e të përmirësojmë gjithçka që ka nevojë për përmirësim.

Ç’mendim keni për trajnerin Ançeloti?

Kam respekt të madh për Karlo Ançelotin. Madje dua të shtoj edhe diçka. Kemi qenë të dy në të njëjtën situatë dhe për këtë e kuptoj shumë mirë. E kam njohur dhe kam një opinion të shkëlqyer për të. Ai është një trajner, i cili ka fituar tri herë Champions-in dhe të gjithë trajnerët e dinë sa i vlefshëm është Ançeloti.

Sa ka ndryshuar Jup Hajnkes gjatë viteve të fundit?

Kam patur mundësinë të kem kohë për të dëgjuar muzikë, të shkoj për të ngrënë diç- ka, të takoj miqtë ose të shkoj në teatër. Disa njerëz mund të ndihen të vjetër në moshën 45-vjeçare, ndërsa disa të tjerë ndihen ende të rinj në moshën 75-vjeçare. Tani detyra ime e re është të nxjerr Bajernin nga situata ku është futur. Taktikisht, në futboll kanë ndryshuar vetëm nuancat e tij, gjatë viteve të fundit.

Tags: bindiHeynckesIshtekthehemqeni

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Sport

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Next Post
Absurde! Pronarët paguajnë taksa për automjetet e ç`regjistruara

Absurde! Pronarët paguajnë taksa për automjetet e ç`regjistruara

UEFA-s i ‘hyn në zemër’ Shqipëria

UEFA-s i 'hyn në zemër' Shqipëria

Kombëtaren U-21 e braktis fati në ‘Elbasan Arena’

Kombëtaren U-21 e braktis fati në ‘Elbasan Arena’







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com