Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën, ja çfarë pritet të dalë në dritë nga ngjarja e 9 majit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën, ja çfarë pritet të dalë në dritë nga ngjarja e 9 majit

Qeveria e re do të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës të 9 majit të 2015, kur për dy ditë ndodhi përleshja me armë mes njësiteve speciale të MPB-së dhe një grupi të armatosur i përbërë kryesisht nga ish-veteranë të UÇK-së.

Hetimi ndërkombëtar pritet të zbulojë shumë detaje për këtë rast, duke nxjerrë në sipërfaqe implikimin e strukturave të larta të sigurisë të qeverisë së kaluar. Një zyrtar i lartë i Qeverisë së re thotë se gjithçka do të zbardhet përmes hetimit ndërkombëtar dhe se do të ketë rigjykim të rastit.

“Ka pasur një super-strukturë paralele në shtet që ka kontrolluar gjithçka dhe për të ka qenë në dijeni vetëm një rreth i ngushtë. Më pas aty ka pasur implikime edhe të disa agjentëve, që kanë qenë zbatuesit e skenarit. Por që gjithçka do të dal nga hetimet që do të duhet të bëhen në mënyrë të pavarur, sepse ka dëshmi autentike, xhirime, të dhëna shumë të favorshme që do të zbulojnë të vërtetën”, thotë zyrtari i lartë i Qeverisë.

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe ai i drejtësisë, Bilent Saliji paralajmëruan hetimin shtesë ndërkombëtar, shkruan Ina Online.

“Rasti i Kumanovës tanimë ka marrë rrugë gjyqësore, ndërsa qeveria e re do të marrë detyrë të iniciojë hetim shtesë ndërkombëtare, me qëllim që opinioni ta dijë të vërtetën”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Agjentët e paprekshëm

Agjentët e dyshuar në rastin e “Lagjes së Trimave” të Kumanovës janë të paprekshëm, edhe pse të akuzuarit kanë piketuar emra të caktuar, ndërsa kjo është bërë e ditur edhe përmes bisedave të përgjuara, që u lansuan në rrjetet sociale.

Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish-gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro, por pa potencuar emra nga kush dhe për kë.

“Dikush në shtetin tonë ka përgatitur një plan monstruoz për të nxitur përleshje ndëretnike në Maqedoni. Të gjithë e dini se para një muaji kishte kumtesë të UÇK-së të cilët përsëri u kërcënuan. Kam informacione se i janë dhënë 2 milion euro disa shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK -në, janë kriminel të cilët sot gjenden në rajonin e Likovës – pati deklaruar ish gjenerali Stojançe Angellov në prill të 2015-tës.

Në vazhdën e seancave gjyqësore për rastin Lagja e Trimave, të akuzuarit në dëshmitë e tyre përmendën disa emra të pjesëtarëve të policisë sekrete të Maqedonisë. Sipas tyre, qasja e agjentëve ka qenë jashtë kompetencave dhe se kanë luajtur rol konstruktiv në realizimin e skenarit.

Lidhur me këtë, juristi dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Zvonko Davidoviç pohon se për rastin e Kumanovës, shërbimet në vend duhet të japin përgjegjësi apo iniciohen hetime të reja lidhur me rolin e shërbimeve të sigurisë për këtë rast.

“Duhet të vërtetohet edhe përgjegjësia e shërbimeve, pasi që në publik gjatë kohë flitet se edhe shërbimet tona në mënyrë jo aktive kanë marrë pjesë në këtë vepër, nënvizoi juristi Zvonko Davidoviç.

Prokuroria Publike nuk shpjegon nëse posedon informacione për përfshirje të mundshme të policëve në rastin e Kumanovës. Nga ky institucion hetues thonë se nuk do të komentojnë asgjë derisa rasti është në procedurë gjyqësore.

As nga ministria e Brendshme nuk shpjegojnë nëse Kontrolli i brendshëm i këtij dikasteri do të nis procedurë për të hetuar punën e agjentëve sekret të cilët kanë punuar në rastin e Kumanovës, që nga informacionet e para në terren dhe deri tek arrestimi i tashmë të akuzuarve, shkruan Ina.

Në seancat e deritanishme gjyqësore, të akuzuarit në dëshmitë e tyre kanë përmendur disa emra të agjentëve me të cilët kanë pasur me ta kontakt. Por ata nuk janë thirrur si dëshmitarë apo në cilësi të tjera që janë të njohura për të dëshmuar për rastin e 9 majit të 2015 që tmerroi lagjen shqiptare në Kumanovë. 

Tags: 9 majitdalëdritëHetimija çfarëKumanovënndërkombëtarngjarjapritet

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Miss Turqia bëri një postim për grushtin e shtetit, i heqin kurorën

Miss Turqia bëri një postim për grushtin e shtetit, i heqin kurorën

Kylie Jenner shtatzënë

Kylie Jenner shtatzënë

Basha mbledh krerët e degëve të PD

Basha mbledh krerët e degëve të PD







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat
Aktualitet

Arrestimi në Abu Dhabi i trafikantit shqiptar, Corriere: Altin Sinomati i përfshirë në atentat

by mirseda
14:07 | 20/10/2025
0

Altin Sinomati, shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu Dhabi,...

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

13:23 | 20/10/2025
Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

13:21 | 20/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

12:52 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com