Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Heronjtë shqiptarë” helmuan marrëdhëniet me Serbinë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Heronjtë shqiptarë” helmuan marrëdhëniet me Serbinë

Megjithëse Serbia është kthyer në shtëpi prej Botërorit të Rusisë, nuk kanë rreshtur komentet e jehonat e humbjes prej Zvicrës, ku gjithçka ju erdhi prej dy shqiptarëve, Xhaka e Shaqiri, që bënë xhiron e botës me simbolin e shqiponjës, sigurisht pas i shënuan dhe dy gola.

Sputnik-u rus, në një koment të tijin në përfundim të aventurës serbe në Botëror, ja vë fajin SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore, duke pretenduar se kanë planifikuar gjithçka për të ushqyer mitin shqiptar.

Dushan Porokoviç, një nga komentatorët kryesor të Spitnik-ut që merret me shkrime ndaj shqiptarëve, ku shpesh e quan politikën e Sllobodan Millosheviçit, si të “domosdoshme për shpëtimin e popullit serb”, në komentin më të ri në portalin e Kremlinit shkruan se “antagonizmi” i shfaqur në botëror mes serbëve dhe shqiptarëve është i “prodhuar në laborator”.

Sipas tij, “Shkaqet e gjithçkaje nuk duhet të kërkohen në ‘papajtueshmërinë’ e serbëve dhe shqiptarëve. Deri tani kemi jetuar së bashku dhe do të jetojmë të tillë. Marrëdhëniet tona janë komplekse, të ngarkuara me konflikte në shekullin e 20-të, por edhe të shënuara nga periudhat e normalizimit.

Megjithatë, dallimi është se marrëdhëniet serbo-shqiptare më tej ‘helmuar’ nga fuqitë perëndimore, helmim i cili arriti kulmin në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së shqiptarëve të Kosovës në vitin 2008.

Shqiptarët ishin një pakicë kombëtare në kohën e Jugosllavisë, por ajo që u imponohet serbëve është poshtëruese. Për fat të keq, individët nga Beogradi, madje edhe anëtarë të qeverisë, këtë imponim e quajnë ‘zgjidhje për Kosovën’”.

Sputnik vijon në sulmin e krerëve të Beogradit, që sipas portalit të financuar nga Putin, ka bërë gati heqjen e Kosovës nga Kushtetuta serbe që e njeh pjesë të shtetit.

Madje Porokoviç arrin edhe më larg në komentin e tij kur thotë se kriza e Kosovës do të zgjidhej në mënyrë tjetër dhe gjithçka ndryshoi në Rambuje.

“Edhe Sllobodan Millosheviç ra dakord për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë, por gjatë natës, Madeleine Albright në dokument solli idenë e referendumit të shqiptarëve të Kosovës për tre vjet pas marrëveshjes. Ajo u tha me guxim anëtarëve të delegacionit nga Beogradi se ‘kjo nuk negocohet’”.

Dhe këtu nis qarjen e tij komentatori i Sputnik-ut, se që atëherë kur u bombardua Serbia, “shqiptarëve u lejohet të bëjnë gjithçka e serbëve asgjë. Edhe pushtimi u quajt ndërhyrje humanitare në vitin 1999”.

Dhe pikërisht më pas Porokoviç e lidh gjithçka me Botërorin e futbollit në Rusi.

“Kjo është arsyeja pse ndeshjet e futbollit janë instrumentalizuar me qëllim të presioneve të mëtejshme në Serbi. Prandaj Stipe Mesiç bëri shqiponjën për të mbështetur Xhakën dhe Shaqirin.

Edhe Edi Rama hapi një llogari për të mbledhur fonde për mbrojtjen e tyre në FIFA. Ai incident, megjithatë, është shumë më i gjerë sesa në shikim të parë mund të duket. Pasi çdo veprim prodhon një reagim, shkruan “tesheshi.com”. 

Përkundër propagandës shurdhuese gjatë dekadës së kaluar se ‘Kosova tashmë është e humbur’, ku ne jemi fajësuar për çdo gjë që ka ndodhur, e vërteta është se serbët nuk janë pajtuar me padrejtësi. Ndaj provokimeve shqiptare reagojmë me forcë. Presionet e jashtme ose përpjekjet për të relativizuar këto procese nga politikanët vendas nuk mund ta ndalojnë reagimin popullor”, shkruan Sputnik, që më pas paralajmëron Beogradin dhe natyrisht SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën se nuk mund të imponojë një zgjidhje për Kosovën nga Serbia, pasi përndryshe “do të ketë revolucion serb”.

Natyrisht me mbështetjen e Moskës, derisa kjo tezë po shtrohet as më pak e as më shumë por në portalin zyrtar të Kremlinit.

Tags: helmuanheronjtëmarredhenietSerbinëshqiptare

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
I biri plagosi policët, flet nëna: Mos ma torturoni, djali është budalla!

I biri plagosi policët, flet nëna: Mos ma torturoni, djali është budalla!

Studimi shton shpresat për jetëgjatësinë/ Pas moshës 105-vjeçare ulet rreziku nga vdekja

Studimi shton shpresat për jetëgjatësinë/ Pas moshës 105-vjeçare ulet rreziku nga vdekja

Burri martohet fshehurazi me një 11-vjeçare, ka edhe dy gra të tjera

Burri martohet fshehurazi me një 11-vjeçare, ka edhe dy gra të tjera







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com