Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heronjtë në… burg!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Edmond Tupja e pranon publikisht: Gruan e kam tradhtuar! (Video)

Nga Edmond Tupja

Para disa ditësh, tek ndiqja lajmet në njërën prej medieve tona elektronike, lexova në kuadratin e lajmeve, lart në cepin e djathtë të ekranit, diçka lidhur me institucionet e vuajtjes së dënimeve, diçka që më befasoi dhe që, rrjedhimisht, më zemëroi! Bëhet fjalë për dy shprehje krejt të pazakonta për syrin tim dhe, shpresoj, për syrin e atyre zonjave e zotërinjve që janë duke më lexuar në këtë çast. Lajmi në fjalë përmendte “burgun Jordan Misja” dhe “burgun Ali Demi”. Me siguri, këto dy burgje duhet të ndodhen, ma ha mendja, i pari në rrugën “Jordan Misja” dhe i dyti në atë “Ali Demi”, por mua m’u krijua përshtypja sikur këta dy burgje mbanin emrat e mbiemrat e dy prej heronjve të luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë dhe kjo m’u duk jashtëzakonisht fyese!

Kush e mban përgjegjësinë për këtë? Formuluesi i lajmit? Përgjegjësi i redaksisë së informacionit? Apo, siç ndodh rëndom, zoti apo zonja Askushi? Mos vallë faji është thjesht i imi dhe i moshatarëve të mi, pra i atyre që ende kanë një kujtesë historike, atë të përpjekjeve të popullit shqiptar për të mbijetuar? Mos vallë vorbulla e globalizimit e konsideron si të dalë mode ndërgjegjen kombëtare të popujve në përgjithësi dhe atë të popullit tonë në veçanti? Apo bëhet fjalë për një lapsus calami të rëndomtë dhe unë po ia fus si kau pelës (Më falni për vulgaritetin popullor të kësaj shprehjeje) dhe po e bëj mizën buall duke e shfaqur faqe botës shqetësimin dhe zemëratën time lidhur me dukurinë në fjalë?

Me sa e ndiej dhe e përjetoj unë këtë “lapsus”, druaj se së shpejti do të vijë një ditë që jo vetëm emrat e heronjve tanë të luftës nacionalçlirimtare, por edhe ata të heronjve të vendosjes së demokracisë të vonuar në Shqipërinë e llahtarit të neveritshëm enverist, do t’u vihen burgjeve që do të përurohen gjatë viteve të ardhshëm, pra, lexueset dhe lexuesit e mi do të mund të lexojnë apo të dëgjojnë në  emisionet e lajmeve se, për shembull, “nga burgu ‘Vojo Kushi’ është arratisur një i dënuar për vrasje”, se “në burgun ‘Misto Mame’ u zbulua një sasi kokaine”, se “në burgun ‘Vasil Shanto’ po bën grevën e urisë një i dënuar për përdhunime të miturash”, etj., etj. Nga ana tjetër, nuk është për t’u habitur sikur emri i Azem Hajdarit, njërit prej heronjve të demokracisë, t’i vihej një burgu të ardhshëm, sepse, me siguri që, pas një konsulte me ambasadoren amerikane ose me përfaqësuesin e BE-së, qeveria shqiptare do të shmangte kështu hatërmbetjet e kësaj apo asaj partie.

Gjithsesi, jam gati i bindur se pasardhësit e të gjithë heronjve të sapopërmendur nuk do të lumturoheshin kur të mësonin se emrat e heronjve të fisit të tyre u janë vënë këtij apo atij burgu. A nuk do të ishte turp për autoritetet shtetërore shqiptare sikur aleatët tanë amerikanë e europianë të mësonin që një ditë do të përurohet në Tiranë burgu “Ismail Qemali”, një ditë tjetër në Krujë burgu “Skënderbeu”, pas disa ditësh në Vlorë burgu “Selam Musai”, pas një jave në Përmet burgu “Vëllezërit Frashëri”, pas një muaji në Tropojë burgu “Bajram Curri”, pas dy muajsh në Gjirokastër burgu “Çerçiz Topulli” dhe kështu me radhë burgje të tjera në qytete të tjera me emrat e rilindësve tanë të vërtetë, atyre kuqezi!

Së fundi, më duhet të pranoj publikisht se një kureshtje po më gërryen përbrenda dhe unë tani do të këmbëngul që ta ndaj atë me lexueset e lexuesit e mi të përheshëm, por, pse jo, edhe me ato e ata të herëpashershëm: Po sikur të ndodhte mrekullia dhe të ngriheshin nga varri tërë ata, emrat e të cilëve do t’i mbanin një ditë burgjet e Shqipërisë mavi? A do të protestonin ata kur të shihnin emrat e tyre të “zbukuronin gëzueshëm” ballinat e burgjeve në fjalë? Ah, sa do të dëshiroja që ata të lumturoheshin, madje t’i nxisnin heronjtë e tashëm e të ardhshëm të shoqërisë sonë të mavijosur duke u rekomanduar, në formë amaneti sigurisht, brezave pasardhës pajisjen e çdo burgu shqiptar me një emër heroi ose personaliteti  shqiptar kombëtarisht e ndëkombëtarisht të njohur, madje të famshëm!

Kështu, për shembull e në veçanti – meqë Shqipëria e pas 25 prillit 2021 do të jetë mavi, mavi, mavi, krejt mavi, vetëm mavi, përjetësisht mavi – më të denjët për një burg madhështor, do të ishte pa më të voglin dyshim apo ngurrim pikërisht emri e mbiemri i Edi Ramës, kryeministrit tonë të pavdekshëm. Logjikisht e natyrisht, vetëkuptohet që ky emër i lavdishëm nuk do t’i vihej kurrsesi një burgu të rëndomtë të mbushur me vjedhës, mashtrues, përdhunues e të tjerë kriminelë ordinerë të këllirtë, jo, aspak, përkundrazi: Emrin e mbiemrin në fjalë do të duhej detyrimisht ta mbante, siç sapo e përmenda, një burg madhështor ose, më saktë, një kompleks burgjesh shembullore të një niveli ndërkontinental, madje, pse jo, edhe ndërplanetar!/panorama.al

Tags: burgedmond tupeemertimshqiperi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Nuk ndalen operacionet në Vlorë, në fokus personat në kërkim

Vlorë/ Një 32-vjeçar nga Tirana arrestohet për plagosje të rëndë me dashje

Guidë për rikthim në shijen e leximit

Guidë për rikthim në shijen e leximit

Vlorë/ Rama flet pas takimit me socialistët, “Këtu kemi projekte të mëdha”

Vlorë/ Rama flet pas takimit me socialistët, "Këtu kemi projekte të mëdha"







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Kanabis në sera në Berat/ SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit
Aktualitet

Kanabis në sera në Berat/ SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

by mirseda
14:52 | 26/03/2026
0

SPAK lexoi pretencën për 17 të pandehur si të dyshuar se kanë kultivuar përgjatë 2021-2022 4 sera...

“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

“Shkundet” Greqia/ Vendi fqinj goditet nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

14:48 | 26/03/2026
“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

“Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran

14:46 | 26/03/2026
Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht

Sulmi kibernetik/ Posta Shqiptare: U ekspozuan disa të dhëna, shërbimi vijon normalisht

14:32 | 26/03/2026
Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin

Rama: S’jemi më të këqij – po lëmë pas korrupsionin dhe krimin

14:21 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com