Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Heroi i pagjasë, Sait Dollapi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Heroi i pagjasë, Sait Dollapi

Nga: Alfred Lela

Sait Dollapi, ai që u mundua të futej mes palëve ‘ndërluftuese’ duke shërbyer si një siguresë mes dy formacioneve të vëna përballë, Policisë dhe protestuesve, u bë, në mënyrën më të çuditshme, më pak heroike, heroi i rezistencës opozitare.

Fati, gjithmonë i shërben kështu heronjtë. Në një moment të pagjasë dhe ndër njerëz të pagjasë, ku bashkohen tersi i dikujt dhe e mbara e një tjetri. Dollapi, madje u duk se ‘e refuzoi fatin’ kur ky i ofroi ‘intimitetin’ e vet. Ai vrapoi në anën e kundërt me të duke rënë, paradoksalisht, mu në rrjetën e tij.

Vrapi i tij për t’iu shmangur arrestimit të një celule të forcave speciale, që iu vu në ndjekje, prodhoi një zinxhir reaktiv që e futi në një spirale të re rezistencën e opozitës.

Rrëzimi i eksponentit të PD, dhe lëndimi i tij i dukshëm në njërën prej këmbëve, nuk i pengoi policët e mbuluar me skafandra që të vazhdonin ta godisnin. ‘Sytë katër’ të kamerave regjistruan gjithçka. Dollapi nuk mbahej dot në këmbë dhe policët e çuan, thuajse zvarrë, drejt furgonit.

Dhuna ndaj një prej katër sekretarëve kryesorë të Partisë Demokratike erdhi, paradoksalisht, pak pasi Ambasada Amerikane dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë, fajësonin opozitën për dhunë.

Kjo është kronika e ngjarjes, por ajo që ka rëndësi është post-ngjarja apo post-trauma që ka prodhuar dhuna dhe arrestimi i Dollapit. Kjo post-traumë do të çrregullojë, apo më saktë do të rregullojë apo kanalizojë, aksionin opozitar duke kondicionuar edhe lëvizjet pasuese të qeverisë.

Në kohën kur pritej që lëvizjet të shkonin me siguri drejt minimizmit të radikalizimit, ndodhi krejt e kundërta: u prodhua nevoja për radikalizim. Në kohën kur po shfaqeshin shenja të një negociate, këmba e Sait Dollapit i vuri stërkëmbëshin të gjithë negociatave. Në kohën kur ai po bënte paqeruajtësin, duke shërbyer si kordon sigurie mes forcave të sigurisë dhe lumit të protestuesve, Sait Dollapi, po vetë, u bë njeriu që ‘e vrau’ premisën e paqes politike.

Skena e përndjekjes, rrëzimit dhe dhunës vijuese mbi një eksponent politik si Sait Dollapi, i panjohur si skifter politik në PD, apo dhe për cene të tjera që njollosin shumicën e njerëzve të politikës, me siguri do të shërbejë si pikë vlimi edhe për më neutralët.

E diela e gjen politikën shqiptare nën peshën e rëndë të trupit të Sait Dollapit, që rrëzohet në asfaltin e një rrugë pranë Kuvendit, por që bie mbi mazhorancën e Edi Ramës.

Sait Dollapi është një gozhdë e pamëshirshme dhe finale në kofinin e Rilindjes.

 

Tags: alfred lelaHeroSait Dollapi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ish-deputeti i PS-së dënon dhunën ndaj Sait Dollapit: E turpshme. Ç’të bëni, do ju bëjnë!

Ish-deputeti i PS-së dënon dhunën ndaj Sait Dollapit: E turpshme. Ç'të bëni, do ju bëjnë!

Shqipëria në tym e flakë, Rama e nis ditën me këtë mesazh

Shqipëria në tym e flakë, Rama e nis ditën me këtë mesazh

Meta intensifikon tentativat për të përçarë mazhorancën, konsultime me Bushatin për krizën politike

Meta intensifikon tentativat për të përçarë mazhorancën, konsultime me Bushatin për krizën politike







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com