Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Hepatiti/ Çfarë kontrollesh duhet të bëjmë për t’i njohur pesë llojet e tij

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Hepatiti/ Çfarë kontrollesh duhet të bëjmë për t’i njohur pesë llojet e tij

Për të gjithë ata që nuk e dinë, hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë. Sipas mjekëve infeksionistë, hepatiti  shkaktohet nga një infeksion viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që ndodh si rezultat i mjekimeve, drogave, toksinave dhe alkoolit. Kjo sëmundje është problem pasi, sipas mjekëve, rreth 90% e të infektuarve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre .

Prekja nga hepatitit ndikon direkt te mëlçia, një organ që  kryen disa funksione kyçe që kanë tëbëjnë me metabolizmin e trupit të njeriut. Disa prej tyre janë:

  1. a) filtrimi i toksinave
  2. b) asimilimin e kolesterolit, hormoneve dhe barnave
  3. c) shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave
  4. d) aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionet e trupit
  5. e) depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K)
  6. f) sintetizon proteinën e gjakut si albumina etj.

Cilaët janë pesë llojet e hepatitit viral

Janë pesë lloje të infeksionet virale të mëlçisë që klasifikohen si hepatit. Ato njihen si hepatiti A, B, C, D dhe E. Virusë të ndryshëm shkaktojnë secilin prej këtyre hepatiteve.  Hepatiti A është një formë akute dhe kohë shkurtër i sëmundjes. Ndërkohë hepatitet B, C dhe D janë forma përgjithësisht kronike. Hepatiti E është gjithashtu akut, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në gratë shtatzëna. Nga studimet të kryera në Shqipëri rezulton se hepatiti B ka një prevalencë 7-9 % dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1%.

Hepatiti A

Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

Hepatiti B dhe C

Hepatiti B dhe C është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B, që mund të shkaktojë infeksion akut dhe kronik të saj. Virusi i hepatitit B dhe C transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh. sperma apo sekrecionet vaginale) të një personi të infektuar.

Hepatiti D

I quajtur edhe hepatiti delta, hepatiti D është një sëmundje serioze e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit D (HDV). HDV transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar. Hepatiti D është një formë e rrallë e hepatitit, që ndodh vetëm me ndërthurje me hepatitin B. Virusi i hepatitit D nuk mund të shumëfishohet pa praninë e hepatitit B.

Hepatiti E

Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri. Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.

Simptoma të zakonshme të hepatitit

Nëse keni forma infektive të hepatitit që janë kronike, si hepatiti B dhe C, nuk mund të keni simptoma në fillim. Simptomat mund të mos ndodhin derisa dëmtimi të prekë funksionin e mëlçisë.  Ndërsa shenjat dhe simptomat e hepatitit akut shfaqen shpejt. Ato përfshijnë lodhje, simptoma të ngjashme me gripin, urinë e errët, feçe e zbehtë, dhimbje barku, humbja e oreksit, humbje peshe e pashpjegueshme si dhe zverdhja e lëkurës dhe syve, të cilat mund të jenë shenja të verdhëzës. Ndërkohë, hepatiti kronik zhvillohet ngadalë, kështu që këto shenja dhe simptoma mund të jenë të papërfillshme për t’u vënë re. Periudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Në disa njerëz, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Sa janë shifrat botërore

Në nivel global, më shumë se 240 milionë persona kanë hepatit kronik B dhe rreth 150 milionë hepatit C. Miliona të tjerë janë në risk për t’u infektuar. Mjaft njerëz me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk janë në dijeni se janë të infektuar dhe vazhdojnë ta mbajnë këtë virus. Konkretisht, këshillohet që çdo individ duhet të jetë i ndërgjegjshëm në njohjen e simptomave dhe rrezikut të infektimit, marrjen e injeksioneve të sigurta, kryerjen e vaksinës që në moshën përkatëse, testimin e herë pas hershëm për të zbuluar praninë e sëmundjes, si dhe marrjen e mjekimit të duhur në kohë.

A mund të bëjmë testime për hepatitin?

Ekzistojnë teste të gjakut për secilin lloj të hepatitit viral. Disa teste kontrollojnë antitrupat ndaj virusit. Antitrupat janë proteina të gjakut që sistemi imunitar prodhon në përgjigje të virusit. Analiza të tjera të gjakut kërkojnë pjesë të virusit, të tilla si proteina ose materiali gjenetik. Disa teste tregojnë se ju keni një infeksion aktiv. Teste të tjera tregojnë se ju keni pasur atë, ose që ju keni fituar imunitet ndaj tij. Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili sugjeron kryerjen e testeve të mëtejshme./ Tirana Today

Tags: hepatitillojetshendeti

TË LIDHURA

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale
Kuriozitete

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund
Bota

E vërteta pas panikut online: Kukulla famëkeqe “Annabelle” nuk ka ikur askund

18:14 | 27/05/2025
TURQI – Zbulohet dhe riprodhohet një bukë 5 000-vjeçare
Kuriozitete

TURQI – Zbulohet dhe riprodhohet një bukë 5 000-vjeçare

13:32 | 27/05/2025
Next Post

Vuçiç: Nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës, do e bëjë dikush tjetër pas meje

OBSH jep alarmin: Vaksinat anti-covid në vendet e varfra po mbarojnë

OBSH jep alarmin: Vaksinat anti-covid në vendet e varfra po mbarojnë

VOA: Dështon nisja e bisedimeve me BE për Tiranën e Shkupin, pengesë Bullgaria

VOA: Dështon nisja e bisedimeve me BE për Tiranën e Shkupin, pengesë Bullgaria

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com