Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Hendeku në arsim, 30 vjeçarët e Shqipërisë më të pashkolluarit në Europë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hendeku në arsim, 30 vjeçarët e Shqipërisë më të pashkolluarit në Europë

Teksa Shqipëria përjetoi një zgjerim të ndjeshëm të studentëve në arsim të lartë gjatë dekadës së kaluar sërish vendi ynë paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera.

Krahas kësaj diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.

EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 për qind e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-se kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grup moshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi.

Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më të ulët se të gjitha vendet në Europës përfshirë edhe ato të Ballkanit.

Në vitin 2016 vetëm 21 % 30 vjeçarëve shqiptare kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.

Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.

Fushat e studimit ku femrat diplomohen më shumë janë biznes, administrim dhe ligj (27,2 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (13,6 %) dhe arte dhe humanitare (13,5 %).

Ndërsa fushat e studimit, ku diplomohen më së shumti djemtë, janë biznes administrim dhe ligj (33,7 %), inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (13,8 %), shkenca sociale, gazetari dhe informacion (9,7 %). Fusha e studimit, më e dominuar nga vajzat e diplomuara është fusha e shkencave të arsimit në të cilën 80,5 % e studentëve të diplomuar janë vajza, ndjekur nga ajo e shëndetit dhe mirëqenies me 76,9 % të studentëve të diplomuar vajza, dhe arte dhe shkenca humane (75,0 %).

Ndërsa djemtë dominojnë më shumë në fushën e shërbimeve (72,0 % e të diplomuarve janë djem), ndjekur nga inxhinieri, prodhim dhe ndërtim (60,2 %).

Gratë mbi 65 vjeç me arsim bazë janë 79,5 % ndërsa burrat 62,3 %. Vetëm 4,8 % e grave në këtë grupmoshë janë me arsim të lartë, kundrejt 14,1 % të burrave. Në popullsinë 25-39 vjeç, gratë me arsim të lartë janë 29,8 % ndërsa burrat 21,7 %. Në këtë grupmoshë, 48,5 % e grave janë me arsim bazë ndërsa tek burrat kjo përqindje është 43,7.

Burimi: Eurostat/ Monitor

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Balla flet për rrëmujë në PE, mesazh Bashës: Tërhiq urdhrin që u ke dhënë deputetëve

Zgjedhjet lokale, Balla: Qazim Sejdini nuk do të jetë më kandidat për Elbasanin

Trafik droge në Kosovë, në pranga dy shqiptarë dhe një serb

Trafik droge në Kosovë, në pranga dy shqiptarë dhe një serb

Zvicra vend i emigrantëve, ja ku renditen shqiptarët

Zvicra vend i emigrantëve, ja ku renditen shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com