Pesë nxënës të moshës 11 dhe 12, janë helmuar dje në Durrës, pasi kanë konsumuar hamburger dhe sanduiçë. Mësohet se të helmuarit janë shtetasit me iniciale D.R, K.N, L.B., F.Xh dhe F.H., në klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”.
Ata kanë blerë në shkollë disa produkte ushqimore si haribo, byrek, hamburger e sanduiç dhe më pas kanë ndjerë shqetësime me dhimbje e të vjella. Pasi kanë marrë mjekim në urgjencën e Spitalit Rajonal, ata janë larguar pa probleme për shëndetin.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim. AKU do kryejë analizat e ushqimeve që konsumuan fëmijët, për të zbuluar se ku qëndron problemi.