Për shkaqe ende të paqarta, një helikopter është rrëzuar në një park në Florida, e duke sjellë një bilanc negativ. Bëhet fjalë për dy viktima, dhe një person të plagosur.
Sipas mediave lokale, bëhet e ditur se dy viktimat ndodheshin në bordin e helikopterit, ndërsa personi i plagosur ndodhej në vendin ku u rrëzua helikopteri.
Me rënien në tokë, helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa përreth zonës.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet, dhe rrethanat e ngjarjes.