Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar, banues në San Gennaro Vesuviano, ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë vajzën 16-muajshe dhe më pas është hedhur edhe vetë. Foshnja ka ndërruar jetë në vend ndërsa 35-vjeçari është shtruar në spital dhe raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Thuhet se 35-vjeçari ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij. Teksa kjo e fundit po mbushte lavatriçen me rroba, burri ka marrë vajzën nga kati përdhes dhe më pas është ngjitur në katin e dytë dhe ka hedhur fillimisht vajzën dhe më pas është hedhur vetë.