Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Haxhi Qamili, shqiptari më injorant që njeh historia jonë

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Haxhi Qamili, shqiptari më injorant që njeh historia jonë

Haxhi Qamili i njohur edhe si Haxhi Zjarrmi (Sharrë, 1876 – Durrës, 16 gusht 1915) ka qenë një fshatar analfabet nga Sharra i cili qe njëri nga prijësit i kryengritjes së viteve 1914-1915 në Shqipërinë e Mesme. Haxhi Qamil, vinte nga fshati Sharrë dhe ishte shehu i një teqeje të tarikatit Melami.

Qamili njihej si person me çrregullime mendore por shumë besimtar. Kishte shërbyer pranë bejlerëve të Tiranës të cilët i ndante në dy grupe: të mirë, ata që donin Turqinë; dhe “spiunë të kaurrëve”, ata që donin Shqipërinë e pavarur. Ishte përzënë pasi një ditë kishte ngrënë sapunin me të cilin lanin duart duke e pandehur për djathë.

Kryengritjen e nisi në mesin e majit të 1914, por zanafillën e kishte që më 1913 e kishte mbështetjen e vet në viset Shijakut, Kavajës dhe Tiranës. Kryengritja u mbështet kryesisht nga fshatarët analfabetë të cilët kishin frikë nga humbja e tokave të fituara në kohën e Perandorisë Osmane.

Më 3 qershor 1914 kryengritësit të prirë nga myftiu Musa Qazim Beqari, bënë të ditur kërkesat e tyre në një mbledhje në Kavajë, ndër kërkesat kërkonin largimin e Princ Vidit të sjellur nga Fuqitë e Mëdha.

Kryengritësit myslimanë kërkuan ribashkimin e Shqipërisë me shtetin osman ose së paku të qeverisej nga një sundues osman, rivendosjen e Sheriatit, heqjen e flamurit shqiptar dhe rivendosjen e flamurit osman.

Kryengritja korri sukses të ndjeshëm në Shqipërinë e Mesme, duke mundur të kapej Lushnja dhe më 1 shtator Vlora. Dy ditë më pas, Princ Vidi u detyrua të braktiste mbretërinë e tij gjashtëmujorshe dhe kryengritësit nxorrën ligjin për ribashkimin me Perandorinë Osmane.

Qamili ishte bërë njëri ndër prijësit e kryengritjes. Me anë të ca veprimeve energjike, në dukje të drejta u ngjit shpejtë dhe u bë terrori i njerëzve të shkolluar dhe patriotë. Për thuajse një vit ishte njeriu që kontrollonte Shqipërinë e Mesme. Nga fundi i nëntorit të 1914, kryengritësit dolën ngadhënjyes në Tiranë, më 12 shtator shkrumbuan sarajet e Esad pashë Toptanit në Derven.

Janarin e 1915 kryengritësit me Qamilin në krye bënë një mbledhje në Tiranë, ku vendosën se qeveria e Esad Pashës ishte jolegjitime dhe duke pohuar neutralitetin e shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore. Më 9 maj 1915 në Tiranë, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, u zgjodh komandant i përgjithshëm.

Inspirimi i Haxhi Qamilit ishte Musa Qazimi, myftiu lokal i cili mbështeste politikat e Xhonturqve. Qamili i quante të krishterët “kaurrë” (një fyerje shumë e rëndë kur iu drejtohet të krishterëve nga myslimanët) dhe “njerëz të këqinj… të cilët as Allahu nuk i do.”

Përgjatë rebelimit të tij pro-turk, të krishterët u masakruan dhe u torturuan. Rebelimi turkofil gjithashtu sulmoi mësuesit patriotë shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin gjatë mësimit.

Motoja e rebelëve ishte “Duam, duam Babën– Turqinë!”. Ata ngritën flamurin e Perandorisë Osmane dhe vendosën turqishten osmane si gjuhë kombëtare.

Haxhi Qamili dhe rebelimi i tij kundërshtohej nga shqiptarët myslimanë. Në regjionin e Elbasanit në veçanti, udhëheqësit lokalë të komunitetit mysliman dhe personalitete tjera, denoncuan lëvizjen si “arkaike” dhe “fanatike”, shumë prej tyre e kundërshtuan me armë. Klerikët e Elbasanit po ashtu përkrahën alfabetin latin, duke kundërshtuar bindjet e Haxhi Qamilit dhe të klerikëve më konservatorë sunitë. Rebelët vranë shumë klerikë myslimanë të përfshirë në qarqet patriotike shqiptare.

Në një përpjekje për të ndihmuar Esatin e mbështetur nga italianët, Mbretëria Serbe filloi pushtimin e Shqipërisë së Mesme më 2 qershor 1915 por ndeshi në rezistencë të kryesuar nga Qamili në Qukës, ku megjithatë kryengritësit më të paktë në numër se serbët, humbën.

Përmes kësaj ndërhyrjeje kryengritja u shtyp, forcat serbe arrestuan Qamilin dhe prijësit e tjerë dhe ia shpunë qeverisë së Esadit në Durrës, ku iu bë një gjyq kryesuar nga Xhelal bej Zogu dhe u dënuan me varje, Haxhi Qamili u var më 16 gusht.

Përpara se të varej, Esat Pasha i tha se nëse varte me dorën e tij gjithë shokët në litar, do t’ia falte jetën. Qamili vari shokët e tij një nga një, por në fund prapë përfundoi në litar. /konica.al

Tags: Haxhi QamiliHaxhi Zjarrmishqiptar

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
E prekur nga pandemia, ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë

E prekur nga pandemia, ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë

Dimër në Brazil, pas 60 vitesh bie dëborë në gusht

Dimër në Brazil, pas 60 vitesh bie dëborë në gusht

Bjellorusi/ Opozita demonstron fuqishëm në Minsk

Bjellorusi/ Opozita demonstron fuqishëm në Minsk







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve
Bota

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

by mirseda
12:29 | 30/01/2026
0

Përpjekjet e vazhdueshme të fuqive rajonale për të ndërmjetësuar një marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara...

Lamallari për imunitetin e zv.kryeministres: Qëndrimi i mazhorancës i qartë! Kushtetuta përcakton…

Lamallari për imunitetin e zv.kryeministres: Qëndrimi i mazhorancës i qartë! Kushtetuta përcakton…

12:21 | 30/01/2026
Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

12:10 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”/ Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

10:55 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com