Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Harta e të ardhurave në Shqipëri, qyteti më i pasur dhe më i varfër

5 vjet ago
in Të Gjitha
Harta e të ardhurave në Shqipëri, qyteti më i pasur dhe më i varfër

Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal, 2018.

Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.

I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në Republikën e Shqipërisë, arriti në 571 mijë Lekë.

Krahasuar me vitin 2017, PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75%.

Në vitin 2018, në rajonin e Veriut, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017.

PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1% nën mesataren e vendit.

Në rajonin e Qendës, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit.

Në Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas qarqeve, në vitin 2018, ishte në Qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit.

Më pas renditet Qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas qarqrve në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit.

Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3% nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse në vitin 2018 është 27.581 PPS.

Kjo është 31,1% e mesatares së Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfrat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

Sipas rajoneve statistikore, në Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7%, në rajonin Veri 25,1% dhe në rajonin Jug 27,8%. /monitor.al

Tags: hartëqytetshqiperi

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Gjobiten 36 drejtues biçikletash, publikohen pamjet nga aksioni i policisë

Gjobiten 36 drejtues biçikletash, publikohen pamjet nga aksioni i policisë

QSUT kthehet në vatër të koronavirusit, infermierja infekton stafin dhe pacientët

QSUT kthehet në vatër të koronavirusit, infermierja infekton stafin dhe pacientët

Pas martesës me një grua më të re në moshë, shkarkohet kryemyftiu maqedonas

Pas martesës me një grua më të re në moshë, shkarkohet kryemyftiu maqedonas







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit
Aktualitet

Arrestimi i avokatit Barjami pas debatit në gjyq, reagon Gjykata e Elbasanit

by mirseda
15:12 | 21/10/2025
0

Ka reaguar Gjykata e Elbasanit pas ndalimit të avokatit Ulian Barjami, ngjarje që ka shkaktuar debat të...

Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen

15:10 | 21/10/2025
Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

14:48 | 21/10/2025
“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor

“Shqipëria, destinacion për pushime vjeshte”/ Express: Vend i bukur evropian me 21 gradë në tetor

14:44 | 21/10/2025
Vijon lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Non stop, në çdo qytet

Vijon lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Non stop, në çdo qytet

14:41 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com