Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Haradinaj: Nuk i frikësohem Gjykatës Speciale

8 vjet ago
in Të Gjitha
Haradinaj, ultimatum Kuvendit: Të mos vonohemi për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale. Kryeministri kosovar ka dhënë një intervistë ekskluzive për televizionin kombëtar kroat (HRT), ku Haradinaj ka tha se ka përvojë me gjykime. Kur është pyetur nëse ka frikë se mund të ndodhet në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale, ai tha se “nuk ka merak” të shkojë në Gjykatën Speciale, nëse ndodhet në listën e të akuzuarve.

Gjithashtu, Haradibaj ka folur për vizitën e Vuçiçit në Kosovë, vrasjen e Ivanoviçit, Gjykatën Speciale dhe mundësinë e ngritjes së ndonjë aktauze edhe ndaj tij në këtë gjykatë.

Duke komentuar vizitën e djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Haradinaj tha se beson që retorika mes Kosovës dhe Serbisë është e moderuar.

Ai tha se vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç është ngjarje e tmerrshme, një tragjedi, duke shtuar se, janë të interesuar për të zbardhur rastin dhe për të gjetur të vërtetën.

“Mund të ketë motive të ndryshme, politike dhe kriminale, por jo etnike”, tha Haradinaj.

I pyetur për gjendjen e sigurisë në Kosovën e veriut, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është stabile.

“Kushtetuta e Kosovës dhe rregulloret e Kosovës zbatohen edhe në veri. Ekzistojnë gjykatat dhe policia”, tha Haradinaj.

Ai tha se vrasja e Ivanoviçit është akt terrorist që nuk do të ketë pasoja mbi procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Është një rast i izoluar, një ngjarje tragjike dhe e papranueshme. Kosova ka demonstruar kapacitetin e saj për hetimin dhe sigurinë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i Kosovës nuk është të vazhdojë me dialogun ekzistues, por të kalojë në fazën e tij përfundimtare, që Republika e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duam të kthehemi prapa. Kosova është nderuar për integrimin euroatlantik, për Evropën dhe NATO-n, dhe në të njëjtën kohë nxit miqësinë me Amerikën që dallon dhe në mënyrë specifike”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj deklaroi se shqiptarët e Kosovës janë provuar me gjykime dhe dënime në periudha të ndryshme, trasmeton telegrafi. Shefi i ekzekutivit kosovar përmendi kohën kur, sipas tij, “gjysmë milion kosovarë kanë qenë nëpër burgje të Jugosllavisë”.

“Shqiptarët nuk e kanë së pari herë këtë [Gjykatën Speciale, v.j]. Në Jugosllavi kemi qenë një gjysmë milioni nëpër burgje. UNMIK-u ka ardhur më pas, dhe por ashtu na ka shti burgjeve. Edhe EULEX-i së fundmi. Por, Kosova i kalon këto pengesa, sepse është liria jonë, e drejta jonë dhe lufta jonë. Lufta jonë ka qenë e pastër për liri”, ka deklaruar Haradinaj.

Tags: frikësohemGjykatës SpecialeharadinajOliver Ivanoviç

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ambasada turke përgënjeshtron lajmin për deklaratën e Erdogan

Erdogan, turqve: Bashkë me shqiptarët jemi 80 milionë

Aleksandri i Madh fliste në gjuhën Ilire, dygjuhësia me rrënjë të forta

Aleksandri i Madh fliste në gjuhën Ilire, dygjuhësia me rrënjë të forta

Athina preferon ‘Maqedonia e Vardarit’, Shkupi kërkon ‘Maqedonia e Re’

Athina preferon ‘Maqedonia e Vardarit’, Shkupi kërkon ‘Maqedonia e Re’







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com