Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave/Johannes Hahn: 2025, synimi ambicioz për anëtarësimin në BE

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Hahn: Iu hapëm negociatat, por mos u kënaqni kaq shpejt

Shumë nga tensionet në Ballkanin Perëndimor mund të kapërcehen, po të bëhen të gjitha vendet e rajonit anëtare të BE, thotë Komisari i zgjerimit të BE Johannes Hahn. Si mund të ushtrojë Evropa presion në rast nevoje?

BE publikoi një raport të ri progresi për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Cilat janë për ju shtetet që janë kryesuese në këtë proces?

Johannes Hahn: Më duhet të pranoj që nuk më pëlqen termi “kryesues”, sepse ai mund të nënkuptojë diçka tjetër, por besoj se e keni fjalën për të dyja shtetet Serbi dhe Mal i Zi.  Ato shpesh i quajnë kryesuese, sepse të dyja shtetet i kanë nisur tashmë negociatat me ne. E parë në tërësi natyrisht që kemi shumë punë para vetes. Por po të hedhësh vështrimin pas në një segment kohor më të gjatë, sheh që shtetet e Ballkanit Perëndimor janë përqendruar fort në këtë proces.

Ku i shihni përparimet në detaje?

Ka përparime në fushën e sundimit të ligjit, në luftë kundër korrupsionit, në zhvillimin ekonomik. Ajo që do të na pëlqente të shihnim do të ishte një histori e qëndrueshme suksesi në sektorë të caktuar.

Prandaj preferoj të flas për një proces dhe jo për negociata: nuk është fjala që të mbarojmë pika të ndryshme dhe të themi: kemi miratuar këtë ose atë ligj. E rëndësishme është që në fund të fundit ato t’i zbatojmë.

Dhe këtu ne dëshirojmë të shohim më shumë përparime në luftën kundër korrupsionit, si dhe një drejtësi më të fortë, më të pavarur dhe më transparente. Një shembull është Shqipëria: atje miratuan një reformë shumë të gjerë të drejtësisë dhe tani janë në fazën e zbatimit.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor vazhdon të ekzistojnë një sërë problemesh. Për cilin vend – ose për cilat vende – keni rezervat më të mëdha?

Unë nuk do të flisja për rezerva, por nuk është sekret që Bosnjë-Hercegovina vazhdon të përfaqësojë edhe më tej një sfidë të madhe, sepse gjendja atje është edhe më e komplikuar se në shtetet fqinje. Përsa i përket Kosovës: duhet të shohim si do të ecë dialogu me Serbinë; për Serbinë dhe Kosovën nevojitet një marrëveshje me fuqi juridike për marrëdhëniet bilaterale. Por pikërisht në lidhje me Kosovën ne edhe dimë ta vlerësojmë që konflikti kufitar me Malin e Zi u zgjidh më në fund pas dy vjetësh e gjysmë – dhe kjo është qartësisht në perspektivën evropiane (të këtyre shteteve – red.).

Përsa u përket konflikteve në rajon: sa optimistë jeni që do të kemi një dakordim midis Maqedonisë dhe Greqisë (në grindjen për emrin – red.)?

Jam optimist që në javët e ardhshme do të ketë një dakordim. Mendoj se të dyja shtetet kanë arritur një etapë të re në marrëdhëniet e tyre. Edhe marrëdhënia midis Shkupit dhe Sofjes është përmirësuar, këto shtete kanë rënë dakord për një marrëveshje fqinjësie, për të cilën u zhvilluan me vite negociata. Prandaj mendoj që qeveria e re e Shkupit bën punë të mirë. Unë e përshëndes edhe që opozita në Maqedoni ka marrë një drejtim më konstruktiv, është kthyer në parlament dhe merr pjesë në jetën politike – veçanërisht përsa i përket synimit sipëror: perspektivës evropiane.

Kur mendojmë për nacionalizmin në rritje në Serbi dhe për marrëdhëniet e ngushta të këtij vendi me Hungarinë, ku ka tendenca antidemokratike: a nuk druheni që me anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëdimor BE i ngarkon vetes edhe më shumë probleme, të cilat nuk është në gjendje t’i përballojë?

Në radhë të parë, si në rajon, ashtu edhe jashtë tij, është pranuar se tensionet dhe vështirësitë në Ballkanin Perëndimor mund të kapërcehen, vetëm kur të gjitha pjesët e këtij rajoni herët ose vonë të bëhen anëtarë të BE. Situata e përgjithshme mund të përmirësohet vetëm nëse ekziston një perspektivë evropiane. Prandaj ne të gjithën e vështrojmë si proces. Kjo do të thotë, këto shtete duhet të na dëshmojnë se edhe kultura e tyre politike po ndryshon në drejtim pozitiv. Këtu bën pjesë që të mos jesh nacionalist ose populist, por që të kontribuosh për projektin më të madh evropian.

A nuk na nevojiten në anën evropiane mjete më të forta, për të ushtruar presion në rast nevoje?

Mjeti ynë më i fortë janë negociatat. Unë them gjithmonë që ne kemi një lloj ndikimi para fillimit të negociatave të anëtarësimit, tepër shumë ndikim gjatë negociatave dhe thuajse nuk kemi ndikim pas anëtarësimit në BE të një shteti. Pra ne i kemi nxjerrë mësimet tona: i gjithë procesi gjatë negociatave është shumë i rëndësishëm për ne. Për shembull në rastin e Kroacisë, ky proces zgjati midis shtatë dhe tetë vjet. Pra tani rëndësi ka që të shihet nëse një vend bën vërtet përparime të qendrueshme në drejtimin e duhur.

A është viti 2025 një objektiv realist për anëtarësimin në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor?

Në nivelin politik kjo tingëllon shumë e largët – e tillë edhe duket. Kjo do të thoshte që deri në vitin 2023 të jenë mbyllur negociatat. Në parim është e bëshme, por është një objektiv shumë ambicioz./DW/

Tags: 2025ambiciozanëtarësiminbeHapjajohannes hahnnegociatavesynimi

TË LIDHURA

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori
Politikë

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori

19:31 | 13/03/2026
Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
Aktualitet

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

18:40 | 13/03/2026
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Next Post
Aktori komik ofendon rëndë Benatian për penalltinë në Champions

Aktori komik ofendon rëndë Benatian për penalltinë në Champions

Bregu: Evropa u shkon shqiptarëve, por jo delirantëve dhe Haxhi Qamilëve

Hapja e negociatave, Meta: Të jemi të gjithë të bashkuar

Hapja e negociatave, Meta: Të jemi të gjithë të bashkuar







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: 7 mijë sulme kundër Iranit, 1 mijë në Liban që nga nisja e luftës
Bota

Izraeli: 7 mijë sulme kundër Iranit, 1 mijë në Liban që nga nisja e luftës

by mirseda
20:02 | 13/03/2026
0

Ushtria e Izraelit njoftoi se që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ka kryer mijëra sulme...

“Do të qëndrojmë larg ferrit”/ Erdogan: Turqia nuk do të përfshihet në luftë me Iranin

“Do të qëndrojmë larg ferrit”/ Erdogan: Turqia nuk do të përfshihet në luftë me Iranin

19:56 | 13/03/2026
Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori

19:31 | 13/03/2026
WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

19:15 | 13/03/2026
Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

18:59 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com