Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave me BE-në/ Ruçi takohet me Fleckenstein, ja çfarë biseduan

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Hapja e negociatave me BE-në/ Ruçi takohet me Fleckenstein, ja çfarë biseduan

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti në një takim Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, z. Knut Fleckenstein.

Pasi i uroi mirëseardhjen, z. Ruçi nënvizoi vendosmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si edhe me vijimin e reformave që e përshpejtojnë këtë proces.

Gjatë takimit, Kryetari i Kuvendit u shpreh se në vijim të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, Shqipëria po vijon punën për implementimin e reformës në drejtësi dhe veçanërisht të ligjit të Vetting-ut.

“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit ishte një mandat i qartë për reformat evropianizuese. Ne kemi filluar zbatimin e reformës në drejtësi, që u miratua me konsensus ndërpartiak në korrik 2016 dhe që do të forcojë ndjeshëm luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- tha z. Ruçi, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë pret çeljen e negociatave më Bashkimin Evropian për vijimin e reformave të mëtejshme legjislative.

Gjithashtu, Kryetari Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.

“Ne i shohim rekomandimin e Komisionit Evropian, konkluzionet e vendeve anëtare dhe kushtet e tyre specifike për zbatimin e reformës në drejtësi si inkurajim. Jemi plotësisht dakord me faktin se zbatimi i reformës në drejtësi përbën elementin themelor për çeljen e negociatave dhe për këtë ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë”, – tha z. Ruçi.

Fleckenstein e uroi z. Ruçi për rezultatin dhe zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur edhe një herë mbështetjen e tij dhe të Parlamentit Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Ju siguroj që grupi parlamentar që unë përfaqësoj, por edhe ai i Partive Popullore Europiane, jemi mbështetësit e rrugës tuaj për në Bashkimin Europian si dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Bashkimi Europian kishte dy kushte thelbësore për Shqipërinë. E para, ishin zgjedhjet, të cilat në vlerësimin tonë ishin më të mirat që ju keni zhvilluar në gjithë këto vite. E dyta, ishte avancimi me reformat e rëndësishme dhe të domosdoshme kryesisht në atë të drejtësisë, për të cilat ne kemi një opinion dhe vlerësim shumë pozitiv. Shqipërisë i duhej të punonte fort në këtë drejtim. Nuk ka dyshim që kjo po bëhet dhe ne do të bëjmë çmos që KE të çelë negociatat me vendin tuaj. Për këto arsye, unë jam i bindur se Komisioni do të vendosë për ‘PO’ në qershor të vitit të ardhshëm”, – tha z. Fleckenstein.

Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi e falënderoi raporterin Fleckenstein për vlerësimin dhe lajmin e mirë lidhur me negociatat, duke e siguruar atë se Kuvendi i Shqipërisë do të jete garant i zbatimit të Kushtetutës, rregullores si dhe ligjeve të vendit, ndërsa tha se institucioni që ai drejton do të përmbushë çdo detyrim që lidhet, jo vetëm me rrugën e Shqipërisë në BE, por edhe me rritjen e mirëqenies dhe cilësisë së jetës për qytetarët shqiptarë. 

Tags: biseduane negociataveFleckensteinHapjaja çfarëme BE-nëRuçitakohet

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki
Politikë

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Next Post
Rama falendëron Ruçin: I ktheu dinjitetin Kuvendit; Nuk harron as Saimir Tahirin, i ngarkon këtë detyrë

Rama i kthen përgjigjen e parë Bashës për reformën zgjedhore

Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik mund të ndiqet në …

Gjurmimi i çështjeve të prokurimit publik mund të ndiqet në ...

Nervi shiatik, shkaqet dhe trajtimi

Nervi shiatik, shkaqet dhe trajtimi







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

by mirseda
22:32 | 18/11/2025
0

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun Shkodër këtë të martë, më 18 nëntor, kanë krijuar...

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

Iraku në ‘play-off’, kërkon Botërorin pas 40 vitesh

22:14 | 18/11/2025
Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve voton publikimin e dosjes së Epstein me miratimin e Trump

21:51 | 18/11/2025
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Sillni Erion Veliaj të premten në mbledhje në bashki

21:30 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com